Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bërns: Kosova ka një të ardhme të madhe në NATO dhe BE
English

Bërns: Kosova ka një të ardhme të madhe në NATO dhe BE

SHBA, 26 shtator, NOA - Ish nënsekretari amerikan i shtetit Nikolas Bërns, sot profesor i politikës ndërkombëtare në Universitetin Harvard deklaroi se Kosova ka një të ardhme të madhe.

Deklarata e Nikolas Bërns u bë gjatë nderimit me çmimin “Duart e Shpresës” nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan, një organizatë lobiste që mbron çështjet shqiptare në Shtetet e Bashkuara.

“Unë kam një mesazh. Tani jam qytetar privat dhe nuk punoj më për qeverinë amerikane por jap mësim në universitet. Mesazhi im është ky: Ju keni një të ardhme të madhe. Keni një të ardhme në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Kjo e ardhme është juaja të cilën do ta fitoni me mençurinë, krijimtarinë, me politikat e mira dhe duke u mbështetur në mikun tuaj të mirë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” tha zoti Bërns.

Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan dhe komuniteti shqiptar i Amerikës e nderoi ish- zyrtarin amerikan për rolin e tij në procesin e pavarësimit të Kosovës.

Mes viteve 2006 dhe 2008 zoti Bërns ka qenë përfaqësuesi kryesor i administratës Bush në procesin e vështirë të pavarësimit të Kosovës.

Këshilli Kombëtar shqiptaro-amerikan dha edhe një çmim për Nënë Terezë, bamirësen e madhe me origjinë shqiptare e cila këtë vit mbushi 100-vjetorin e lindjes. Ky është çmimi për arritjet e një jete që organizata jep çdo vit.

Në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve ishin të pranishëm udhëheqës nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

NOA/INA

KOMENTE