English

City përgatit 65 milion euro për Paton

Angli, 27 shtator NOA - Lajmi mund të themi se ka qenë në ajër gjithmonë, por tashmë me sa duket Manchester City është hedhur në mendime serioze për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Milanit, brazilianit, Alexandre Pato. Sipas të përditshmes angleze “Caughtoffside”,

Roberto Mancini ka marrë të drejtën ka sheiku i City, për të trokitur në dyert e Milanit dhe për ti ofruar atyre një shifër marramendëse prej 64.5 milionë euro dhe kjo për të siguruar shërbimet e sulmuesit brazilian. Në rast se një tratativë e tillë nuk do të përfundonte me sukses atëherë, Mancini e ka dhe alternativën e zëvendësuesit të Patos, i cili mban emrin e Fernando Torres.

r.b/NOA
KOMENTE