Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës, 3 persona tentojnë të kalojnë kufirin me dokumente të falsifikuara
English

Durrës, 3 persona tentojnë të kalojnë kufirin me dokumente të falsifikuara

Durrës, 26 shtator, NOA – Gjatë 24 orëve të fundit, policia e Durrësit ka vënë në pranga disa persona që tentuan të kalonin kufirin shqiptar me dokumente të falsifikuara.

Njëri nga të arrestuarit, i cili u kap në flagrancë sot në mëngjes për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve, vulave, stampave apo formularëve ishte 37 vjeçari Maksim Haçi, lindur e banues Rrëshen.

Ky preson u kap mbrëmë është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare të Portit të Durrësit duke tentuar të kalojë kufirin me një pasaportë biometrike shqiptare në emër të tij, në faqen 50 të së cilës, ndodheshin dy vula (një hyrjeje dhe një dalje) të Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës, që dyshohen të jenë të fallsifikuara si dhe me një pasaportë të zakonshme shqiptare po në emër të tij, në faqen 47, të së cilës ndodheshin dy vula (një hyrëse dhe një dalje) të Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës, të cilat edhe këto dyshohen të jenë të falsifikuara.

Në pasaportën e Maksim Haçit u gjet edhe një leje qëndrimi greke, e cila po ashtu dyshohet të jetë e falsifikuar.

Për falsifikim dokumentesh policia e Durrësit arrestoi edhe 38 vjeçarin Dine Gacaferi, nga komuna Junik e Kosovës, i cili mbrëmë kishte tentuar të kalonte kufirin në Portin e Durrësit përdrejt Italisë me një pasaportë kosovare në emër të tij dhe një leje qëndrimi të falsifikuara.

Po sot në mëngjes për falsifikim dokumentesh policia e qytetit bregdetar ndaloi 42 vjeçarin Bahri Sahiti, nga fshati Goden i Madh, në komunën Viti në Kosovë, i cili u kap në flagrancë, ndërsa po rrekej të kalonte kufirin shqiptar me një pasaportë kosovare dhe një leje qëndrimi zviceriane, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

mit/NOA
KOMENTE