Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kodheli: Kasat fiskale, biznes i Berishës e Bodes, fitimi 40 milionë euro
English

Kodheli: Kasat fiskale, biznes i Berishës e Bodes, fitimi 40 milionë euro

Tiranë, 26 shtator, NOA – Shitja e kasave fiskale për tregtarët do t’i sjellë biznesit të kryeministrit Sali Berisha dhe njerëzve të tij që kanë marrë licensën për tregtimin rreth 40 milionë euro fitim.

Kjo është deklarata që ka bërë sot Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë dhe deputetja e PS-së Mimi Kodheli në në konferencë për mediat. Kodheli ka theksuar se Berisha dhe Bode kanë përgatitur prej kohësh terrenin për të përfituar nga ky proces.

“Nga një verifikim formal i çmimit të blerjes dhe shitjes së kasave për çdo biznes, shtrirjes së përcaktuar me vendim qeverie të biznesit të kasave në 130,000 biznese brenda fundit të vitit .2010, rezulton se fitimi për këtë biznes të ngritur dhe garantuar nga qeveria për klientët e saj fillon nga 40 milionë euro, pasi shumë biznese të mëdha kanë blerë më shumë se një kasë”, tha Kodheli.

Ajo ka theksuar se kjo shumë është tarifa e korrupsionit të kësaj praktike qeveritare, “të cilën ne do ta bëjmë publike këtu dite pas dite me dokumente zyrtare”

Kodheli e ka cilësuar pagimin e shumës për kasat fiskale si tarifë e korrupsionit.

Sipas Kodhelit, qëllimi i formalizimit të ekonomisë “ka degraduar në një biznes të kufizuar dhe fitimprurës për një grusht kompanish pranë qeverisë së Kryeministrit

Berisha”.

Ajo ka theksuar se “vendimmarrja e kësaj qeverie dhe e institucioneve në varësi të saj, është e kapur dhe e orientuar nga garantimi i përfitimeve maksimale, për vete dhe klientelën politike-ekonomike”.

a.k/NOA

KOMENTE