Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Protestë e serbëve në Zubin Potok kundër heqjes së antenave
English

Protestë e serbëve në Zubin Potok kundër heqjes së antenave

Mitrovicë, 26 shtator - Në fshatin Dren të Zubin Potokut, sot janë tubuar rreth 500 serbë për të protestuar rreth heqjes së transmetuesit të telefonisë mobile ilegale serbe.

Forca të shumta të policisë së EULEX-it dhe KFOR-it, kanë shoqëruar protestën raporton Kosovapress.

Nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Ergin Mediç, ka thënë për mediat në veri të Mitrovicës, se policia nuk e di arsyen e këtij tubimi, ndërsa shtoi se situata është nën kontroll.

"Ne nuk kemi informata cila është prapavija e këtij tubimi. Atje janë forcat policore të EULEX-it dhe KFOR-it, ndërsa atje ka arritur edhe shefi i komponentës së EULEX-it", ka thënë Mediç, duke shtuar se probleme të mëdha tani për tani nuk ka.

Ndryshe, disa banorë serbë në veri të Mitrovicës, kanë thënë se që nga mëngjesi kanë probleme me linjat e tyre telefonike, dhe se nuk po arrin të komunikojnë me të afërmit e tyre që janë nëpër enklavat serbe në Kosovë.

NOA

KOMENTE