Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shpërthim në Bruksel, dy të vdekur
English

Shpërthim në Bruksel, dy të vdekur

Bruksel, 26 shtator NOA - Një shpërthim i provokuar nga një rrjedhje gazi ka shkatërruar tre apartamente të një ndërtese në Bruksel, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe plagosjen e 17 të tjerëve. Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja belge Derniere Heure e cila është bazuar në burime zyrtare. Ka mbetur ende dhe një person, i cili po kërkohet në rrënojat e ndërtesës.

Një prej të plagosurve është në gjendje tepër kritike. Në apartamentet e shkatërruara të lagjes së Schaerbeek banonin 11 persona. Kanë qenë me qindra personat që janë evakuuar nga zona. Megjithatë ende nuk është e sigurt se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e rrjedhjes së gazit. Krahas apartamenteve të dëmtuara janë dhe shumë banesa të tjera të cilat janë goditur nga ky shpërthim.

r.b/NOA

KOMENTE