English

BE: Shteti që shpenzon më shume se të ardhurat, do gjobitet

Bruksel, 27 shtator, NOA – Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat shkelin kriteret e defiçitit buxhetor, duke e tejkaluar atë, do të ndëshkohen duke u gjobitur rëndë.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije vetë komisionieri evropian për Ekonominë, Olli Rehn, sipas të cilit në të ardhmen shpenzimet buxhetore të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian nuk duhet që t'i kalojnë të ardhurat nga Prodhimi i Përgjithshëm Bruto në një vend.

E thënë më thjesht, anëtarët e BE-së nuk duhet të kenë më shumë shpenzime se të ardhura, e kështu të mos rrezikojnë për të krijuar vrima të zeza në buxhet, të cilat më pas do të reflektohen në probleme serioze për ekonominë vendase, por edhe ekonominë e përbashkët të zonës Euro.

Ndërkaq, Rehn bëri me dije se gjoba e vendosur ndaj një shteti, do të kthehet nëse vendi në fjalë do të arrijë t'i mbajë nën kontroll shpenzimet buxhetore, pa lejuar që ato t’i tejkalojnë të ardhurat e siguruara.

n.e/NOA

KOMENTE