Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Të gjitha investimet e qeverisë për “vizat”
English

Berisha: Të gjitha investimet e qeverisë për “vizat”

Tiranë, 27 shtator, NOA – Kryeministri Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e Grupit Kuvendor të Partisë Demokratike, se Shqipëria ka bërë progres në luftën kundër varfërisë si dhe në barazinë gjinore.

Pas kthimit nga Nju Jorku, kryeministri Berisha tha se zhvillimi ekonomik i Shqipërisë solli rritjen e rrogave dhe pensioneve, për të cilën sipas kryeministrit Berisha “Ne mbetemi nga të paktat vende në Evropë dhe botë, të sigurtë në rritjen e ardhshme të rrogave dhe pensioneve, që përbën një arritje shumë të madhe morale të kësaj mazhorance”.

Rritja ekonomike, tha zoti Berisha, është rezultat i performancës sonë ekonomike, zhvillimeve të saj.

“Këtu zhvillimet janë nga më pozitivet, ne kemi mbërritur 99.6 përqind rritje të të ardhurave buxhetore dhe kemi rritjen më të madhe të eksporteve se asnjë vend tjetër dhe fluksi i investimeve është gjithnjë në rritje”, nënvizoi kreu i mazhorancës.

“Ne jemi në të 57-in vend të klasifikuar për jetesën më të mirë për shkak të performancës së biznesit në Shqipëri dhe modelit tonë ekonomik”, tha kryeministri.

Ai theksoi se objektiv i dytë madhor i qeverisë janë rrugët, ku ai sqaroi se janë mbi 400 projekte që do të vazhdojnë.

Kryeministri tha se përparësi do të kenë tre segmente, Tiranë- Elbasan, Elbasan-Berat dhe Rruga e Arbrit, që do të ndiqen më pas edhe nga mijëra kilometra të tjerë, që do të realizohen.

“Ndaj dhe ne do i përvishemi infrastrukturës rrugore, pasi rrugët bëjnë transformimet më të rëndësishme, por rruga e Arbrit do t’ua sjellë te dera e shtëpisë bukuritë malore shqiptare, përveë efekteve të tjera të rëndësishme që qytetarët e këtyre zonave malore të afrohen me kryeqytetin”, theksoi zoti Berisha.

“Gjithëka që do të investohet, do të bëhet për vizat”, tha kryeministri, duke nënvizuar se “Ne qëndrojmë të vendosur të mobilizojmë ëdo potencial në luftën kundër kriminalitetit, korrupsionit” dhe se “Vizat janë përparësia absolute e kësaj mazhorance, arritja më e madhe e shqiptarëve”.

Kryeministri Berisha duke iu referuar akuzave të opozitës tha se këto zhvillime dhe arritje nuk mund të pluhurosin arritjet dhe se axhenda e qeverisë do të ecë në mënyrë të palëkundur.

“Asgjë s’do mund të pluhurosë në mendjen e shqiptarëve këto arritje, asnjë mashtrim apo shpifje; Asgjë më të rëndësishme se lufta kundër korrupsionit nuk ka. Ne e vlerësojmë rolin e opozitës, por akuzat e saj janë të vajtueshme”, evidentoi kryeministri. Vijon....

mit/NOA
KOMENTE