Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edmond Haxhinasto: Shqipëria po konsolidon më tej imazhin e saj ndërkombëtar
English

Edmond Haxhinasto: Shqipëria po konsolidon më tej imazhin e saj ndërkombëtar

Tiranë, 27 shtator, NOA – Pas kthimit nga Sesioni i 65-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB, ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, zhvilloi një konferencë për shtyp, përmes së cilës ka komunikuar takimet dhe rëndësinë e kësaj vizite në Nju Jork.

“Vëmë re me kënaqësi se Shqipëria po konsolidon më tej imazhin e saj ndërkombëtar si një partner dhe kontribues i paqes dhe zhvillimit. Pas kësaj pjesëmarrje të suksesshme, sigurisht që vijnë angazhime të mëdha për diplomacinë shqiptare”, tha ai.

“Dëshiroj të komunikoj me ju sot për pjesëmarrjen e delegacionit te Republikës së Shqipërisë në sesionin e 65-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që kishte në përbërje Presidentin e Republikës, Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme.

Do ta vlerësoja këtë pjesëmarrje si një përfaqësim dinjitoz dhe të efektshëm:

1. Në planin e paraqitjes të rolit ndërkombëtar të Shqipërisë në funksion të paqes, stabilitetit dhe përballimit të sfidave të përbashkëta ndërkombëtare, si anëtar i OKB-së dhe organizmave të tjera rajonale, si OSBE dhe NATO.

2. Në planin e progresit të saj të gjithanshëm në realizimin e reformave dhe plotësimin e objektivave të mijëvjeçarit.

3. Në planin e bashkëpunimit shumëpalësh në kuadër të organizmave ndërkombëtare.

4. Në planin e marrëdhënieve dypalëshe në kuadër të bashkëpunimit me vendet mike dhe partnere.

5. Si dhe në planin e lobimit për njohjen e Kosovës deri në anëtarësimin e saj në OKB.

Si vlerësim i përgjithshëm mund të them me bindje se për të gjithë objektivat e kësaj axhende, pati arritje konkrete që u reflektuan edhe në reagimet ndaj kontributeve të Presidentit të Republikës në Asamble, në kontributin e Kryeministrit në Sesionin e Objektivave të Mijëvjeçarit, si dhe në gjithë takimet dy dhe shumëpalëshe që u realizuan nga delegacioni. Vëmë re me kënaqësi se Shqipëria po konsolidon më tej imazhin e saj ndërkombëtar si një partner dhe kontributor i paqes dhe zhvillimit. Pas kësaj pjesëmarrjeje të suksesshme, sigurisht që vijnë angazhime të mëdha për diplomacinë shqiptare.

Nga vlerësimi i deritashëm konkludojmë se krahas axhendës kryesore të integrimit evropian, drejtim kryesor i punës së saj do të jetë rritja e rolit të Shqipërisë në kuadër të organizatave ndërkombëtare, si dhe vitalizimi i marrëdhënieve dypalëshe me të gjithë vendet.

Nesër Komisioni do të marrë në shqyrtim çështjen e liberalizimit të vizave me Shqipërinë. Çfarë mendoni ju se do të jetë mendimi i tyre për këtë çështje?

Deri tani të dhënat tona janë se ka një vlerësim krejtësisht pozitiv nga të gjithë anëtarët përsa i takon dhënies së mendimit për liberalizmin e vizave me Shqipërinë.

Si drejtues i lartë në LSI a keni për të bërë ndonjë koment mbi përplasjet e fundit Prifti-Meta?

Do prisja që këtë konferencë shtypi ta orientojmë tek çështjet e përfaqësimit të Shqipërisë në Asamblenë e OKB-së dhe ky përfaqësim nuk ka aspak relevancë në zhvillimet që ndodhin në LSI. Faleminderit.

NOA

KOMENTE