English

Google përfshihet në një çështje për shpifje

Tiranë, 27 Shtator, NOA- Gjykata në Paris ka dënuar për shpifje drejtorin e Google.fr dhe Google Inc. Eric Schmidt. Google kështu është bërë pjesë e një çështje shpifjeje në Francë. Gjithçka lidhet me akuzat e kryera nga një person, mbi të cilin rëndonte një akuzë për abuzime ndaj minoreneve, ku siç është bërë e ditur në një kërkim që u bë pikërisht në motorët e kërkimit të Google ai rezultonte si i tillë.

Gjykata ka konfirmuar se Google ka bërë lidhje mes emrit të personit në fjalë me fjalët e kombinuara si dhunë apo djallëzi.

Kështu kur shtypen fjalëve të këtij tipi, sugjerohen disa kombinime fjalësh që jepen si udhëzime për përdoruesit. Në krahun tjetër vetë Google mbrohet duke thënë se bëhet fjalë për një llogari algoritmike, në bazë të asaj se kush janë të gjithë faqet në rrjet dhe si rrjedhojë nuk mund të jenë aspak përgjegjës për atë çka po ndodh. Megjithatë gjykata ka vendosur që Google të dënohet me heqjen e të gjithë sugjerimet e saj të inkriminuara, që shfaqen në fushën e saj dhe i ka vendosur një gjobë prej 500 eurosh në ditë, për të paguar për t’i paguar në një periudhë një mujore.

r.b/NOA

KOMENTE