Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Ishulli Pa Emër” dhe “Treni Magjik”, premierat e fëmijëve në Metropol
English

“Ishulli Pa Emër” dhe “Treni Magjik”, premierat e fëmijëve në Metropol

Tiranë, 27 shtator, NOA /Milena Selimi - “Treni magjik” dhe “Ishulli Pa Emër” janë dy premierat e reja të “Teatrit të Metropolit” për fëmijë, të cilat do të shfaqet për publikun e kryeqytetit në datën 2 dhe 3 tetor 2010 në sallën “Çehov”.

Me këtë premierë, ky teatër i ri i ofron publikut më të dashur të Tiranës që nga kopshtet e deri tek fëmijët e moshës 14-vjeç ëndrra dhe fantazi në një udhëtim fantastik me trenin e fëmijëve.

Regjisorët e rinj, Oriana Cama dhe Endri Çela, të sapodiplomuar në regji në AAB në Tiranë do të kenë mundësinë të prezantojnë një vepër skenike, së bashku me një kast aktorësh-studentë.

Pjesët janë shkruar nga Milena Selimi dhe sjellin një udhëtim magjik mes fantazisë dhe reales së bashku me personazhe të njohur të përrallës dhe filmave të animuar.

Aventurat e “Trenit Magjik” nisin në platformën e dashurisë ku Treni i të Drejtave të Fëmijëve vjen nga kudo dhe udhëton aty ku është e nevojshme të shkojë.

Në këtë rrugëtim, stacionet e tij janë: Vendi i Fëmijëve të Llastuar, Vendi i Dajakut, Vendi i Ndihmës së Shpejtë, Vendi i Gomerëve, Vendi i Ëndrrave. Në këtë pikëtakimi fëmijët takojnë personazhet si: Hirushja, Pinoku, Pipi Çorapegjata, Doktor Buzëqeshja, të cilët nën drejtimin e makinistit- Spongebob-it sjellin në skenë fantazi, dinamizëm, argëtim dhe shumë histori interesante. Me aktorët Vijsan Ukcenaj, Ermela Rusi, Aldion Matarrangasi, Ersila Rezhda, Endri Çela, Arbër Islami, Fiqiri Luli në “Trenin Magjik” udhëtohet për të kuptuar, gëzuar dhe ëndërruar më shumë, për të sjellë mesazhet e dashurisë mes njëri-tjetrit dhe për të treguar se e ardhmja u përket fëmijëve, buzëqeshjes dhe gëzimit të tyre.

Të gjitha përrallat që keni lexuar, apo keni parë në televizor fillojnë me fjalinë...”Na ishte njëherë”....apo “diku larg jetonin” ...., por, kjo shfaqje nis me fjalët: Jetojmë në një botë moderne, ku teknologjia e avancuar ka zëvendësuar lojërat që luanim dikur përpara pallatit. Shekulli XXI na tregoi se mund te mbyllemi. Jetojmë në një botë perfekte teknologjike, e cila gjithmonë ka vend për një ëndërr. Rrëfimi që spektatori i vogël do të ndjekë në Teatrin e Metropolit në pjesën “Treni Magjik” do të shkruhet në Kartën e Diellit. Çdo shtet do të aplikojë dhe çdo i rritur duhet t’i respektojë dëshirat dhe mendimet e fëmijëve. Njoftohen të gjithë udhëtarët-ëndërrimtarë të bëhen gati për udhëtimin e radhës. Treni nis udhëtimin e tij më 2 tetor në Metropol.

Në shfaqjen “Ishulli Pa Emër” tregohet se në tokë ekzistojnë porta të mëdha dhe porta të vogla, porta të errëta dhe porta të ndriçuara, porta të hapura dhe porta të mbyllura, por ajo që ka rëndësi vërtet është të te dish dhe të dëshirosh që ato të happen. Përtej mendimit dhe reales gjendet gjithmonë një ishull që po të pret, ishulli i magjisë dhe i ëndrrës! Ishulli PA EMËR, ishulli i fantazisë ! Pesë fëmijë nisen të eksplorojnë një ishull, të cilin e kanë gjetur nëpërmjet kompjuterit. Ata do të gjenden 240 gradë nga veriu dhe 300 gradë nga boshti i Tokës! Era, Tedi, Turi, Danja dhe Joni, nëpërmjet formulës magjike gjenden në një vend të panjohur dhe…aty nis aventura e tyre që do të vazhdojë deri në perëndimin e diellit. Personazhet do të interpretohen nga Alesia Burnazi, Rogerta Nikolla, Ledio Janushi, Marsel Rupi, Mariglen Faslli, Arbër Islami, Olta Cali. Skenat njëra pas tjetrës na sjellin para syve personazhe si pemët që flasin, pemët e sendeve të humbura, lopën me qumështin e çuditshëm, tortën gjigande me arra, Mbretëreshën Humbabadumba dhe Princin e dashuruar me vajzën e ëndrrave të tij.

Princi i Ishullit Pa Emër dashurohet me Erë, vajzën që vjen nga Toka, por a do të jetë kaq e fortë ndjenja e tij që ajo të bëhet banore e ishullit? Sa do të vazhdojë aventura e tyre dhe çfarë tjetër do të zbulojnë ata? Pjesa sjell shumë fantazi, situata intriguese dhe situate gazmore.

Premiera e kësaj pjese për fëmijë do të jetë më datën 3 tetor në “Teatrin e Metropolit”.

m.s/n.e/NOA

KOMENTE