Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
LSI, pjesëmarrëse në konferencën vjetore të laburistëve
English

LSI, pjesëmarrëse në konferencën vjetore të laburistëve

Mançester, 27 shtator, NOA – Lëvizja Socialiste për Integrim përfaqësohet me një delegacion të posaçëm në konferencën vjetore të Partisë Laburiste, e cila po zhvillohet në Mançester të Britanisë së Madhe, ku marrin pjesë 12.000 delegatë.

Delegacioni i përbërë nga Bruna Paskali, sekretarja e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Erisa Xhixho, nën/kryetarja e LSI, ka zhvilluar disa takime të rëndësishme ku vlen të përmendet takimi me sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Laburiste, Ray Collins.

Gjatë këtij takimi, u diskutua për momentin shumë të rëndësishëm që po kalon Partia Laburiste me zgjedhjen ditën e shtunë të kryetarit të ri të saj, Ed Miliband.

Ray Collins theksoi se megjithë humbjen në zgjedhjet e fundit parlamentare Partia Laburiste ndjehet më e fortë dhe e gatshme për një opozitë konstruktive.

Gjatë këtij takimi, u diskutua dhe për situatën në Shqipëri duke qenë se LSI është pjesë e qeverisjes.

U diskutua gjithashtu edhe për zgjedhjet lokale në Shqipëri që do të zhvillohen në të njëjtën periudhë me zgjedhjet lokale në Britaninë e Madhe për të cilat Partia Laburiste ka pritshmëri të mëdha.

n.e/NOA

KOMENTE