Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta nga Berati: LSI mbron politikat ekonomike dhe sociale
English

Meta nga Berati: LSI mbron politikat ekonomike dhe sociale

Berat, 27 shtator, NOA - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta gjatë një takimi me anëtarë dhe simpatizantë e LSI-së në Berat, deklaroi se LSI ka kontribuar në këtë vit bashkëqeverisje me mazhorancën e djathtë për realizimin e qindra detyrimeve, ligjeve, vendimeve dhe investimeve të rëndësishme.

“Të gjitha këto, konfirmuan përfundimisht aftësinë e Shqipërisë për të garantuar BE-në se qytetarët tanë duhet të fitojnë të drejtën për të lëvizur në mënyrë të lirë dhe pa pengesa, dhe kjo është një arritje shumë e madhe”, theksoi kreu i LSI-së.

Zoti Meta nëvizoi se “Kontributi i LSI-së në qeverisjen e vendit ka qenë i rëndësishëm jo vetëm për të garantuar stabilitetin e vendit, përshpejtimin e proceseve integruese, por veçanërisht për realizimin e objektivit afatshkurtër të shpallur para zgjedhjeve të 28 qershorit, për liberalizmin e vizave për shqiptarët”.

Nga qyteti i Beratit, lideri i LSI-së dhe ministri i Ekonomisë, Ilir Meta foli edhe për situatën ekonomike në vend, duke bërë të ditur se ekonomia shqiptare ka qenë më e stabilizuar në raport me vendet e tjera.

Ministri Meta shtoi sakaq se “LSI dhe strukturat e saj synojnë pikërisht mbrojtjen më të fortë të politikave ekonomike dhe sociale, andaj ne synojmë të rrisim vëmendjen për nxitjen e investimeve, përmirësimin e klimës së biznesit, luftën ndaj pengesave burokratike dhe korruptive, por mbi të gjitha shtimin e punësimit si problem i rëndësishëm social”.

Në këtë kontekst, kreu i LSI-së vuri në dukje së në muajt që vijnë, do të ndërmerrren një sërë vendimesh të rëndësishme për të ardhmen, mes të cilave edhe për zhvillimin e qarkut të Beratit.

Ai pohoi në këtë takim se “do të mbahet një dialog i vazhdueshëm edhe me dhomën e tregtisë të Beratit, me shoqatat e biznesit fason si dhe me përfaqësues të sipërmarrjeve të madhe apo të vogël, që të punësojnë me dhjetëra njerëz apo qoftë dhe familjen e tyre me punë të ndershme dhe me sakrifica”.

Lideri i LSI-së u ndal edhe në procesin për zgjedhjen e kreut të LSI-së në Tiranë, duke e cilësuar transparent, të ndershëm dhe bashkëkohor, i cili sipas Metës, hedh themele të sigurta në forcimin e mëtejshëm të LSI në kryeqytet si dhe nisjen e një procesi mbarëkombëtar.

“Jam i bindur se edhe Berati shumë shpejt përmes parimit një anëtar një votë, do të sjellë drejtues të rinj, do rinovojë strukturat si dhe do zgjerohet në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme vendore, LSI të jetë një forcë fituese në qytetin dhe qarkun e Beratit”, theksoi, kreu i LSI-së, Ilir Meta nga Berati.

mit/NOA
KOMENTE