Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pas PDI, edhe PDU në SHBA për çështjen çame
English

Pas PDI, edhe PDU në SHBA për çështjen çame

Uashington, 27 shtator, NOA – Pasi ditët e fundit një delegacion i Partisë për Unitet dhe Integrim (PDI), i kryesuar nga kryetari i kësaj partie, Tahir Muhedini, ka zhvilluar një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të lobuar mbi çështjen çame, drejt Uashingtonit janë nisur edhe dy deputetët e Partisë Drejtësi dhe Unitet (PDU), Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri.

Edhe ata me qëllimin për të lobuar për zgjidhjen e çështjes çame, do të zhvillojnë takime zyrtare me zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Kongresit dhe Senatit, me qëllim prezantimin e saj dhe kërkesës për të vepruar për zgjidhjen e kësaj çështje.

Ndërkaq, do të zhvillohen takime të shumta edhe organizatat shqiptare të diasporës për të krijuar një rrjet të domosdoshëm mes këtyre organizatave, në kuadër të projektit të Këshillit Kombëtar të Diasporës që është në programin e PDU-së.

n.e/NOA

KOMENTE