Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu jep dorëheqjen
English

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu jep dorëheqjen

Prishtinë, 27 shtator, NOA – Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme sot në një konferencë për shtyp, duke respektuar kështu vendimin e marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës se kryetari i shtetit, kishte shkelur kushtetutën duke mbajtur njëkohësisht edhe postin e kreut të LDK-së.

Presidenti Sejdiu duke theksuar se në punën e tij është udhëhequr nga parimet etike, u shpreh se nuk besonte se kishte shkelur kushtetutën e Kosovës, porse kishte ushtruar detyrën e tij me ndërgjegje të plotë dhe i udhëhequr nga parimet e shtetit.

“Unë kam besuar se mbajtja e postit të LDK-së, duke mos e ushtruar atë profesion nuk përbën shkelje të Kushtetutës. Megjithatë Gjykata Kushtetuese vendosi të kundërtën, dhe e respektoj ketë vendim, por ende nuk e kam marrë këtë vendim nga gjykata”, theksoi në fjalën e tij kryetari i shtetit kosovar.

Presidenti Sejdiu u shpreh se ishte krenar që kishte punuar për arritjen e Pavarësisë së Kosovës.

“Kur kthehem të shoh të kaluarën ndjehem krenar të them se edhe unë kam vënë një vulë në lirinë dhe pavarësinë e vendit, nënvizoi presidenti Sejdiu, duke theksuar se akti i dorëheqjes së tij si president, ishte për t’u dhënë besimin e tij popullit të Kosovës.

Ndërkaq zoti Sejdiu duke shprehur mirënjohjen e pakufishme për popullin e Kosovës deklaroi se “para pak kohësh në parlamentin e Kosovës kam thënë se konjukturat politike ikin e vijnë, ajo që mbetet është vlerësimi i qytetarit dhe se ne jemi vetëm kalimtarë, i përjetshëm është vullneti i qytetarit”.

Në këtë kontekst presidenti Sejdiu theksoi se nuk do t’i kursejë energjitë e tij dhe dijet për të mirën e vendit, për të kontribuar në integrimin e tij si dhe në të mirë të bashkëpunimit rajonal.

“Proceset politike në të kaluarën tonë nuk ishin të lehta, dhe ne e dimë se ç’farë mrekullie mund të arrihet përmes bashkimit”, tha Sejdiu.

Ai rikujtoi në këtë kontekst, ish presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova, fjalët e të cilit, sipas presidentit Sejdiu u vërtetuan, pasi sipas zotit Sejdiu, prore për Ibrahim Rugovën ishte drejtësia dhe dashuria për kombin.

Tashmë postin e presidentit të Kosovës sipas kushtetutës deri në zgjedhjen e kreut të ri të shtetit do ta mbajë, kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi.

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu mban tashmë rishtas postin e kreut të LDK-së.

Ai u zgjodh si president i Kosovës për herë të dytë në janar të vitit 2008.

Tashmë ndërsa Kosova pritet të njihet edhe nga vende të tjera do të bëjë që politika kosovare të vendosë shpejt për një kryetar të ri të saj.

mit/NOA
KOMENTE