Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkodër, vetëvaret 45 vjeçari i mërzitur nga jeta
English

Shkodër, vetëvaret 45 vjeçari i mërzitur nga jeta

Shkodër, 27 shtator, NOA – “Jam i mërzitur dhe po i jap fund jetës....”. Ishin këto fjalët e fundit të shkruara në një copë letër nga 45 vjeçari Shkëlqim Delija, i cili i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Policia e Shkodrës bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Naim Gjylbegu” të Shkodrës.

Rreth orës 06.00, të mëngjesit është gjetur i vetëvarur në banesën e tij, në dhomën e ndenjies shtetasi 45 vjeçar, Shkëlqim Delija, i divorcuar nga gruaja.

Nga hetimet e kryera rezulton se shkak i vetëvarjes ishte gjendja depresive që po kalonte 45 vjeçari, i vetmuar dhe i ndarë nga familja e tij.

Madje policia gjeti edhe një letër të shkruar prej tij, fjalët e fundit të së sqarojnë edhe motivin e vetëvarjes “jam mërzitur dhe po i jap fund jetës”, një motiv ky i njohur për akte të tilla të hasura shpesh.

Policia pas këqyrjes së kufomës konstatoi se në qafën e të vetëvarurit ishte krijuar një brazdë strangulacion e krijuar nga shtrëngimi i fortë dhe pesha, karakteristikë e vetvarjes.

Megjithatë, prokuroria e Shkodrës po heton më tej ngjarjen në fjalë.

mit/NOA
KOMENTE