Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli, opozitës: Respektoni mandatet dhe të miratojmë ligjin për Gjykatat Administrative
English

Topalli, opozitës: Respektoni mandatet dhe të miratojmë ligjin për Gjykatat Administrative

Tiranë, 27 shtator, NOA – Pas ultimatumit të vendosur nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës se vonesa e miratimit të ligjit për Gjykatat Administrative rrezikon financimin nga Uashingtoni për ngritjen e shtatë Gjykatave Administrative, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që ditën e enjte të respektojnë mandatet që mbajnë e të votojnë ligjin për Gjykatën Administrative.

Në një deklaratë për shtyp, kryetarja e kuvendit duke iu referuar faktit se miratimi i ligjit për Gjykatat Administrative është në rend të ditës qysh prej shumë muajsh, thekson se ky ligj ka një rëndësi substanciale për biznesin, drejtësinë dhe transparencën. Kryetarja e Kuvendit ripërsërit ftesën e saj ndaj opozitës që t’i bashkohet mazhorancës për këtë ligj, që kërkon 3/5 e votave.

“Ky nuk është ligj për partitë, ky është ligj për shtetin, për vendin, interesat e të cilit duhet të jenë mbi çdo interes tjetër”, thuhet në deklaratën për shtyp të kryeparlamentares Topalli.

Kjo deklaratë erdhi pak pasi Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, i tërhoqi vëmendjen autoriteteve të miratojnë sa më parë, deri në 30 shtator ligjit për Gjykatat Administrative pasi në rast se do të hasen edhe më tej zvarritje, rrezikohen financimi nga SHBA-të.

Ambasada e SHBA-ve bën të ditur se ky ligj duhet të miratohej deri më datë 20 shtator, me qëllim që veprimtaritë e planifikuara me fonde të ShBA-ve të mund të përfundonin.

Ligji mbi Gjykatat Administrative është një prej gjashtë përbërësve të Programit të Pragut II të Korporatës Sfida e Mijëvjeçarit, i cili u nënshkrua në shtator të vitit 2008.

Por, projektligji ka mbetur pezull në kuvend nga fillimi i vitit 2009.

Dështimi për ta miratuar këtë legjislacion, thuhet në njoftimin për shtyp të ambasadës së SHBA-ve do të çojë në mbylljen e veprimtarive për Gjykatat Administrative që administrohen nga USAID nën Programin e Pragut.

Ligji për Gjykatat Administrative është me rëndësi thelbësore për të ndihmuar Shqipërinë, që të promovojë transparencë në sistemin gjyqësor, të forcojë shtetin ligjor, dhe të rrisë besimin e publikut tek institucionet publike.

Ligji mbi Gjykatat Administrative, do të realizonte ngritjen e shtatë gjykatave, që do të gjykonin mosmarrëveshjet e qytetarëve dhe bizneseve mbi çështje të tilla si punësimi, taksat, pensionet, regjistrimin e pronave, kompensimin e pronave, si dhe çështje të tjera të rëndësishme.

mit/NOA
KOMENTE