English

Dodik: Bosnjë-Hercegovina ishte një gabim

Banja Luka, 1 Tetor, NOA – Krijimi i Bosnjë-Hercegovinës ishte një gabim. Kështu ka deklaruar lideri i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, gjatë një interviste.

Ndërsa ka shtuar se serbët e këtij vendi duan të shkëputen, por në mënyrë paqësore.

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 3 tetorit në Bosnjë, ai ka deklaruar se deputetët e parlamentit federal në Sarajevë që do të krijohet prej tyre, nuk kanë për të punuar kurrsesi për ndërtimin e Bosnjës, pasi kjo nuk është politika e tyre.

“Pas 15 vitesh, jam i mendimit se Bosnja nuk do të ekzistojë”, ka thënë Dodik dhe se problemet e këtij vendi, mund të shërohen vetëm mes rishikimit të kufijve.

“Një ditë të gjithë do ta shohin se Bosnja ka dështuar dhe kur çdokush ta ketë kuptuar një gjë të tillë nuk do të ketë nevojë për dhunë, pasi do të arrihet një marrëveshje”, ka theksuar Dodik në fjalën e tij.

n.e/NOA

KOMENTE