Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Eagle Mobile” rikonfirmon bursat e studimit për 20 të rinj jetimë
English

“Eagle Mobile” rikonfirmon bursat e studimit për 20 të rinj jetimë

Tiranë, 1 Tetor, NOA – Kompania “Eagle Mobile” ka rikonfirmuar edhe një herë vazhdimësinë e mbështetjes me bursat e akorduara për të rinjtë jetimë një vit më parë. Kompania celulare organizoi një drekë për 20 të rinjtë jetimë me rastin e fillimit të vitit shkollor dhe akademik 2010-2011.

Dhjetë nxënës të shkollave të mesme dhe dhjetë studentë të universitete të ndryshme në kryeqytet kanë shënuar fillimin e vitit të ri shkollor me një takim simbolik me drejtues të kompanisë Eagle Mobile dhe Fondacionit Fëmijët Shqiptarë.

Në këtë drekë ishin të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile Ali Taskin, Presidentja e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë,. Liri Berisha dhe drejtues të tjerë të kompanisë dhe fondacionit.

Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile, Ali Taskin duke shprehur kënaqësinë e këtij takimi me studentët, tha se ecuria e mirë e këtyre fëmijëve nënkupton një të ardhme më të mirë për ta. Ai ka kërkuar që këta të rinj ta përdorim sa më mirë këtë mundësi duke treguar një performancë sa më të mirë në arsimim.

“Eagle Mobile do ta vazhdojë mbështetjen e këtyre të rinjve edhe pas diplomimit, nëse ata do të tregojnë një performancë sa më të mira në mësime. Ne po investojmë në Shqipëri, por investimi më i madh është ai që bëhet tek njerëzit”, tha Taskin. Ai shtoi se znj. Liri Berisha ka qenë gjatë gjithë kohës mbështetëse e projekteve sociale për Eagle Mobile, prandaj dhe ftesa në këtë drekë ishte mjaft kuptimplote.

Ndërsa Liri Berisha duke falënderuar kompaninë Eagle Mobile për iniciativat sociale theksoi se bursa për këta të rinj ngjan me një “pasaportë të artë” që garanton të ardhmen, ku secili prej tyre do ta kuptojë në të ardhmen vlerën e saj.

“Kur dëgjon këta të rinj e kupton më mirë sesa me vlerë është ajo që po bëhet për ta. E ardhmja e tyre ka ndryshuar”, tha Berisha.

Nga ana tjetër, studentët pjesëmarrës kanë shprehur kënaqësinë dhe mirënjohjen e tyre ndaj kompanisë dhe Fondacionit Fëmijët Shqiptarë. Një nga nxënëset pjesëmarrëse në këtë drekë Helena Dokaj tha se do të jepte më të mirën për të përdorur sa më mirë këtë mundësi që kompania Eagle Mobile u ka ofruar këtyre të rinjve.

“Eagle Mobile nuk i ka harruar por u ka hapur dritaren më të ndritur drejt të ardhmes, atë të arsimit”, ka shtuar ajo.

Në përfundim të aktivitetit, Berisha dhe Taskin kanë shpërndarë edhe dhurata për studentët si telefona celularë, mjete mësimore etj.

Eagle Mobile akordoi në vitit 2009 bursa të plota studimi për 20 fëmijët jetimë, nga të citën dhjetë në shkollat e mesme më të mira dhe dhjetë në universitete të ndryshme në kryeqytet. Këto bursa do të vazhdojmë deri në përfundim të ciklit shkollor për secilin prej studentëve.

Roli i kësaj kompanie në mbështetje të fëmijëve jetimë ka qenë jo vetëm aktiv, por edhe përfshirës për kompanitë e tjera.

n.e/NOA

KOMENTE