Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Klinton, pas dy javësh nis turin në Ballkan
English

Klinton, pas dy javësh nis turin në Ballkan

Uashington, 1 tetor, NOA – Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton, pas dy javësh bëhet me dije se do të nisë një tur në Ballkan për të nxitur pajtimin mes Serbisë dhe Kosovës, ku parashikohet të vizitojë Serbinë, Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën

Këtë fakt e ka konfirmuar ajo vetë pas një takimi me shefen e diplomacisë evropiane, Katerinë Ashton, duke theksuar në konferencën e përbashkët për shtyp se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të punojnë me Bashkimin Evropian drejt integrimit më të gjerë evropian si për Serbinë, ashtu edhe Kosovën.

"Pres me kënaqësi vizitat e mia në Beograd dhe Prishtinë dhe jo vetëm mundësinë për të biseduar me udhëheqësit e të dy vendeve, por edhe me qytetarët e tyre. Sepse është me rëndësi që qëllimi i asaj të ardhmeje të jetë i qartë në mendjet si të serbëve ashtu edhe të kosovarëve, sepse ekzistojnë çështje të vështira që ata duhet të zgjidhin. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë dhe të ndërmjetësojnë, të mbështesin dhe të vlerësojnë që palët të arrijnë marrëveshje me njera tjetrën. Por më në fund, u përket udhëheqësve dhe popujve të vendosin për të ardhmen e tyre”, citoi Klinton lidhur me një fakt të tillë.

Ndërsa kryediplomatja evropiane Ashton, ka theksuar se Bashkimi Evropian pret të shikojë rezultate pozitive për këtë çështje dhe është e inkurajuar nga angazhimi për bisedime nga dyshja Tadiç-Thaçi. gjatë turneut të saj në Ballkan që fillon pas dy javësh.

n.e/NOA

KOMENTE