Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nis festivali evropian i teatrit “Kosovainfest”
English

Nis festivali evropian i teatrit “Kosovainfest”

Prishtinë, Tetor, NOA/ Milena Selimi - Tetë shfaqje teatrore nga vende të ndryshme të Evropës do të prezantohen në skenën e festivalit “Kosovainfest” prej datës 3 tetor e deri më 10 tetor.

Nata e parë e festivalit “KosovaInfest” do të hapet nga teatri “Na Tahu”, Republika Çeke, që do të prezantohet me shfaqjen “Tri vuajtjet e qytetarit Vanek”, autor Vaclav Havel, me regji të Andrej Krob.

Në natën e dytë, më 4 tetor, ngjitet në skenë Polonia, me shfaqjen “Bobok”, autor Fjodor Dostojevski, regjia Grigori Lifanov.

Ndërsa Italia zbret në Kosovë natën e tretë të festivalit me shfaqjen “Seigradi”, me bashkautorë Arbib, Luca Brinch, Maria Carmela Milan, Pasquale Tricoci, Dario Salvagnini dhe Roberta Zanardo, regjia nga Kompania Santasangre. Në natën e katërt Vladimir Kosara bashkëproduksion Mali i Zi dhe Maqedonia “Zagorka PPO Antisoka Andovska Andovska”, me regji të Slobodan Milatoviq.

Në natën e pestë “Kujtimet e natës” nga teatri i objekteve surrealiste, me prezencën enigmatike të Philipp Bow nga Zvicra, nën regji të Matthias Ruttimann.

Në natën e gjashtë jepet shfaqja “Beselam pse më flijojnë” nga Teatri Kombëtar i Kosovës, me regji të Fatos Berishës ndërsa autor Rexhep Qosja.

Në natën e shtatë në skenë ngjitet shfaqja, “Kush ka frikë nga Virginia Woolf”, nga Teatri Kombëtar i Tiranës, në regji të Kushtrim Bekteshit dhe autor Eduard Albee.

m.s/n.e/NOA

KOMENTE