Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nis festivali evropian i teatrit “Kosovainfest”
English

Nis festivali evropian i teatrit “Kosovainfest”

Prishtinë, 1 tetor, NOA/Milena Selimi - Tetë shfaqje teatrore nga vende të ndryshme të Evropës do të prezantohen në skenën e festivalit “Kosovainfest” prej datës 3 tetor e deri më 10 tetor.

Nata e parë e festivalit “KosovaInfest” do të hapet nga teatri “Na Tahu”, Republika Çeke, që do të prezantohet me shfaqjen “Tri vuajtjet e qytetarit Vanek”, autor Vaclav Havel, me regji të Andrej Krob.

Në natën e dytë, më 4 tetor, ngjitet në skenë Polonia, me shfaqjen “Bobok”, të shkrimtarit të madh, Fjodor Dostojevski, me regji të Grigori Lifanov.

Ndërsa Italia zbret në Kosovë, në natën e tretë të festivalit me shfaqjen “Seigradi”, me bashkautorë Arbib, Luca Brinch, Maria Carmela Milan, Pasquale Tricoci, Dario Salvagnini dhe Roberta Zanardo, regjia nga Kompania Santasangre.

Në natën e katërt Vladimir Kosara vjen në këtë skenë me një bashkëproduksion të Malit të Zi dhe Maqedonisë të titulluar “Zagorka PPO Antisoka Andovska Andovska”, me regji të Slobodan Milatoviç.

Në natën e pestë “Kujtimet e natës” nga teatri i objekteve surrealiste, me prezencën enigmatike të Philipp Bow nga Zvicra, nën regji të Matthias Ruttimann.

Nata e gjashtë ka rezervuar shfaqjen e tetarit Kombëtar të Kosovës “Besëlam pse më flijojnë” me regji të Fatos Berishës, e vënë nëskenë mbi një vepër të Rexhep Qoses.

Ndërsa në natën e shtatë do të ngjitet në skenë shfaqja, “Kush ka frikë nga Virginia Woolf”, e inskenuar nga Teatri Kombëtar i Tiranës, një shfaqje e realizuar nga regjisori Kushtrim Bekteshit mbi veprën e dramaturgut Edward Albee.

Natën e fundit të festivalit e mbyll teatri gjerman me shfaqjen “Ditari i një të çmenduri”, nën regjinë e Hanna Rudolph, e cila sjell në skenë novelën e rusit Nikolai Gogol.

I themeluar në vitin 2004, nga dramaturgu, Teki Dervishi, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit, është një ngjarje e përvitshme, e cila mbahet në Prishtinë.

Festivali është organizuar nën mbështetjen e MKRS-së dhe nën patronatin e Zyrës së Presidentit dhe sponsorë të tjerë, të cilët kanë kontribuar në sjelljen e shfaqjeve të ndryshme teatrale nga vende tjera të botës, para auditorit shqiptar.

“Kosovainfest”, në pesë edicionet e tij, ka pritur 38 teatro nga vende të ndryshme të Evropës, me 42 performanca.

m.s/mit/NOA
KOMENTE