Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një 22-vjeçare rumune vritet në Berat, rrëfehet burri që bashkëjetonte
English

Një 22-vjeçare rumune vritet në Berat, rrëfehet burri që bashkëjetonte

Berat, 1 tetor 2010 NOA – Një shtetase rumune mbeti e vrarë sonte në mbrëmje,pasi dyshohet të jetë qëlluar nga i dashuri dhe bashkëjetuesi i saj, një 44 vjeçarnga Berati, raporton korrespondentja e agjencisë NOA.

Ngjarja ka ndodhur në një nga lagjet periferike ë qytetit të Beratit. Viktimëështë Joanna Barescu, 22 vjeçe, lindur në një fshat të Rumanisë dhe me qëndrim tëpërkohshëm në qytetin e Beratit dhe më herët emigrante në Itali.

Autor i dyshuar i vrasjes është Kostaq Morava, lindur dhe banues nëlagjen “30 Vjetori” të qytetit të Beratit, prej kohësh emigrant.

Policia tha se është duke verifikuar nëse e ndjera kishte aplikuar përleje të përkohshme qëndrimi në drejtorinë e Policisë së Beratit, siç procedohetnë rutinë nga të huajt që vijnë në Shqipëri.

Pas krimit të ndodhur sonte në banesën e Moravës, i dyshuari i thapolicisë se ngjarja erdhi në gjaknxehtësi e sipër, pa një plan paraprak.

Morava tregoi se prej disa vitesh ai bashkëjetonte me të renë rumune që ekishte njohur në Itali ku edhe kishin qenë që të dy emigrantë.

I dyshuari ka deklaruar se nuk kishte si qëllim të vriste të dashurën etij rumune por u përball me konflikt me të pasi ajo nuk dëshironte të qëndrontenë Berat ku kishin pak kohë që kishin mbërritur pasi ishin larguar nga Itali,dyshohet për shkak se nuk kishin dokumente të vlefshme qëndrimi legal.

e.r/NOA

KOMENTE