Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: Nisëm për heqjen e mandatit të deputetit socialist Ilir Beqja
English

PD: Nisëm për heqjen e mandatit të deputetit socialist Ilir Beqja

Tiranë, 1 tetor, NOA – Pas akuzave të lëshuara mbrëmë në një emision televiziv ku deputeti socialist, Ilir Beqja u akuzua për përfitime të fondeve publike, një grup deputetësh të Partisë Demokratike kanë nisur sot procedurat ligjore për heqjen e mandatit të deputetit socialist, në mbështetje kjo nismë me nenin 70, paragrafi 4 të Kushtetutës së Shqipërisë.

“Sot, ne një grup deputetësh të mazhorancës, me të njëjtën ndjenjë përgjegjësie dhe vullnet për të mos u pajtuar me modelin korruptiv të Edvin Ramës, kemi marrë një nismë për diçka që është në kompetencë dhe në detyrën tonë si qytetarë, si politikanë, si deputetë”, deklaroi zëdhënësi i Grupit Kuvendor të PD-së, Gent Strazimiri.

Deputeti Strazimiri deklaroi në një konferencë për shtyp se deputeti socialist Ilir Beqja ka shkelur paragrafin 3 të nenit 70 të Kushtetutes, duke marrë në 9 dhjetor të vitit 2009, një financim prej 24 milionë e 240 mijë lekësh të reja nga Bashkia e Durrësit.

“Nisma jonë nuk synon dobësimin e grupit të PS-së, nuk është as sulm personal ndaj njërit prej mbrojtësve më të devotshëm të sistemit korruptiv të Bashkisë së Tiranës, por është një nismë në respekt dhe përkushtim ndaj Kushtetutë”, nënvizoi deputeti demokrat.

Sipas deputetit demokrat kjo nismë vjen si mospajtim i mazhorancës me modelin e politikanit të korruptuar, duke nënkuptuar se beteja me korrupsionin prej 20% mund të fitohet.

Kjo nismë e deputetëve të PD-së vjen pasi prej katër muajsh deputetët e maxhorancës kanë denoncuar publikisht modelin korruptiv të kryebashkiakut Edi Rama, apo siç ndryshe e kanë quajtur demokratët “Mr.20%-shit”, që detyrën shtetërore e mat vetëm me përqindjen e parave që fut në xhep.

mit/NOA
KOMENTE