Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PDU në SHBA: Nuk tërhiqemi pa zgjidhur çështjen çame
English

PDU në SHBA: Nuk tërhiqemi pa zgjidhur çështjen çame

Uashington, 1 Tetor, NOA – Në ditën e fundit të vizitës në Uashington, deputetët e partisë për Drejtësi dhe Unitet, u takua me kongresmenin Mike Quisly, të cilit i ka dorëzuar gjithashtu dosjen me faktet përmbledhëse për çështjen çame dhe i sqaroi historikun e saj.

Idrizi e sqaroi konkretisht kongresmenin në fjalë me punën e kryer për një vit, objektivat dhe mënyrën që është zgjedhur për të lobuar këtë çështje, duke theksuar se nuk tërhiqet pa zgjidhur përfundimisht këtë çështje ndaj kërkoi bashkëpunimin e të gjithë aktorëve ndërkombëtarë.

PDU me insistim po kryen një fushatë të gjerë sensibilizimi pranë kongresit dhe senatit për ta njohur përfundimisht këtë çështje dhe për ta nxjerr nga sirtarët e historisë.

Ky takim shërben jo vetëm për të sensibilizuar kongresmenët në fjalë por për të organizuar së shpejti takime të niveleve të larta për të dërguar diskutimin për çështjen çame në nivele të patjetërsueshme.

Ndërkaq, deputeti Dashamir Tahiri theksoi se mbas kësaj vizite ishte i bindur që ishte nj]ë hap më afër Çamërisë dhe përfundimisht ishte hapi i parë në rrugën e mbarë.

Po sot, PDU morri pjesë në mëngjesin e lutjeve që organizoi kongresmeni Robert B. Aderholt, ku pati mundësinë të njihnim një sërë funksionarësh të niveleve të larta.

Edhe në këtë takim, Idrizi pati mundësinë të sensibilizonte të pranishmit për rëndësinë e zgjidhjes përfundimtare, në rrugë ligjore dhe në respekt të plotë të të gjitha konventave evropiane çështjen çame. Të gjithë të pranishmeve iu dhanë dokumenta ligjor dhe historik për ta njohur dhe kuptuar në thelb këtë çështje.

n.e/NOA

KOMENTE