Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Promovohet libri “Miti i Haxhi Qamilit” e Uran Butkës
English

Promovohet libri “Miti i Haxhi Qamilit” e Uran Butkës

Tiranë, 1 Tetor, NOA – U promovua sot libri “Miti i Haxhi Qamilit” me pjesëmarrjen e ministrit të Kulturës, Ferdinand Xhaferaj.

“Romani historik Koha e Haxhi Qamilit” e shkrimtarit të mirënjohur Uran Butka, para së gjithash plotëson jo vetëm korpusin historik dhe atë letrar me vepra të cilat krahas vlerës artistike hedhin dritë edhe mbi disa faza të historisë sonë kombëtare, të cilat për fat të keq, ende kanë mbetur të padëshiruara dhe të papromovuara për publikun e gjerë.

Një botim i tillë vjen si një domosdoshmëri e kohës, dhe si një impenjim i kahershëm tashmë edhe i institucioneve shtetërore, të cilat në këtë drejtim kanë një detyrim dhe përgjegjësi vendimtare jo vetëm ndaj kulturës në veçanti, por edhe ndaj lexuesit në përgjithësi.

Brendia e veprës në fjalë, përqendrohet kryesisht në periudhën e kryengritjeve të Haxhi Qamilit, e cila trajtohet në prizmin jo vetëm të fakteve dhe dëshmive historike, por edhe të një interpretimi të ngritur në nivel artistik, të cilin mund ta japë vetëm letërsia. Botime të kësaj natyre, ku historia, ndërthuret me letraren kanë patur një sukses dhe kanë luajtur një rol jo të pakët në historinë dhe konsolidimin e Letërsisë Shqipe.

Vlen të kujtohet Alipashaida e Haxhi Shehretit, Shkodra e rrethueme e Ndoc Nikaj, Kalorësi i Skënderbeut i Haki Stërmillit, Skënderbeu dhe Ali Pasha të Sabri Godos etj.

Në këtë kontekst, këtij zhanri do t’i shtohet edhe një vepër mjaft interesante, e cila para së gjithash, do të plotësojë një vakum të krijuar prej vitesh sa i përket momentit historik që trajtohet në të.

Ministri Xhaferaj u shpreh se romani Miti i Haxhi Qamilit, ishte motivi i cili kishte mbledhur në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve kaq shumë personalitete të letërsisë, që me pjesëmarrjen e tyre nderonin veprën e tij, por edhe kulturën e shkruar shqipe.

Kjo veper theksoi Xhaferaj plotëson korpusin historik dhe atë letrar me nje roman i cili krahas vlerës artistike, hedh dritë edhe mbi disa faza të historisë sonë kombëtare, të cilat për fat të keq, ende kanë mbetur të papromovuara për publikun e gjerë.

Në letërsinë shqipe, vepra të tilla ku historia, ndërthuret me trillin artistik, jo vetëm që kanë krijuar një traditë të vyer, por edhe kanë luajtur një rol jo të pakët në zhvillimet e ndryshme të letërsisë shqipe, edhe në fazat më të vështira të ekzistencës së saj, atëherë kur letërsisë i privohej liria e mendimit dhe e shprehjes.

Ministri përmendi edhe faktin tjetër, që zhanri i romanit historik i njohur me veprat e Ndoc Nikajt, Haki Stërmillit, Ismail Kadaresë, Sabri Godos, Bilal Xhaferrit etj, do të pasurohet edhe me një vepër mjaft interesante, e cila me botimin e saj, do të plotësojë një vakum të krijuar prej vitesh, përsa i përket momentit historik që trajtohet në të.

n.e/NOA

KOMENTE