Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Ministrja e Integrimit Bregu të largohet nga qeveria
English

Rama: Ministrja e Integrimit Bregu të largohet nga qeveria

Tiranë, 1 tetor, NOA, Update – Lideri i opozitës, Edi Rama ka kërkuar sot dorëheqjen e Ministres së Integrimit, Majlinda Bregu, pasi e ka akuzuar si të përfshirë atë dhe familjen e saj në një biznes bashkëpunimi me mafian pulieze, duke iu referuar prangosjes në Vlorë të kreut të organizatës kriminale, “Sacra Corona Unita”, Albino Prudentino, i cili fshihej në një identitet të rremë në qytetin bregdetar shqiptar, si shitës ambulant akulloresh.

Në bashkëbisedimin e tij me mediat, kryesocialisti Rama duke iu referuar lajmeve të bujshme theksoi se “Shtypi ka denoncuar përfshirjen e një sërë emrash të rëndësisë më të lartë, qoftë të mafias pulieze, qoftë të qeverisë shqiptare në aktivitet të përbashkët në territorit e Republikës së Shqipërisë. Kjo është një nga shprehjet më spektakolare të dështimit të shtetit në parandalimin e pastrimit të parave dhe investimit të parasë së zezë të krimit dhe të mafias, në aktivitetet fitimprurëse, siç është edhe aktiviteti i stërnjohur botërisht në historinë e krimit, i lojërave ë fatit, që shpesh herë bie në duar tërësisht të pista, por që lëvizin përmes krahëve të pushtetit”, tha zoti Rama.

Duke shënjestruar, Ministren e Integrimit, Majlinda Bregu, për të cilën kohët e fundit PS ka lëshuar akuza për afera dhe përfitime nga ana e familjarëve të saj, kryesocialisti ka ashpërsuar tonet duke nënvizuar se “Është përfshirë përsëri Ministrja e Integrimit dhe unë nuk kuptoj se çfarë duhet të ndodh tjetër, që zonja të largohet nga qeveria. Fakti, që në këtë qeveri thuajse të gjithë janë të zhytur në batakun e veprimtarive të paligjshme, në konflikte interesi, në procese korrupsioni, nuk do të thotë që sido qoftë të mos ketë masa dhe kërkesa legjitime, për largime të domosdoshme”, shtoi Rama.

“Ministrja e Integrimit aq më tepër në kushtet kur Shqipëria sot është në një moment delikat të këtij procesi, duhet të largohet. Është e mbingarkuar me skandale si rezultat i përfshirjes së të afërmve të saj, për shkak se janë të afërmit e saj e jo se kanë ndonjë talent të veçantë, në veprimtari në konflikt të pastër interesi dhe së fundi edhe në një veprimtari, që sipas fakteve të sjella nga shtypi është mirëfilli kriminale”, bëri me dije kryetari i Partisë Socialiste.

Ai i ka kërkuar organeve të drejtësisë të kryejnë hetime të plota, për përfshirjen e ministres së Integrimit dhe familjes së saj në aferat kriminale.

mit/NOA
KOMENTE