Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Takimi i parë mbarëkombëtar “Duo Pianistike”
English

Takimi i parë mbarëkombëtar “Duo Pianistike”

Tiranë, 1 tetor, NOA - Sot nis takimi i parë mbarëkombëtar “Duo Pianistike”. Në vazhdimësinë e projektit “Takimi Mbarëkombëtar i Brezave Pianistë” që nisi në maj me Festivalin “Pianisti i Ri” dhe “Takimet e Pianistëve për Kulturë” në qershor, EPTA Albania organizon Takimin Mbarëkombëtar “Duo Pianistike”.

Ky koncert, që përmban në program lojën e dy pianistëve me katër duar si gjini e muzikës së dhomës, përbën një përvojë, që vjen për herë të parë në vendin tonë.

Në të do të interpretojnë së bashku si pianistë të rinj ashtu dhe pianistë të vegjël të shoqëruar nga mësuesit e tyre në vepra nga kompozitorët Sokoli, Diabelli, Mozhkoëski, Brahms etj.

Ndonëse pak e lëvruar si gjini te ne, loja në duo me 4 duar në një piano ose me dy piano (kujtojmë duon Anita Tartari dhe Keti Qosja para disa vjetësh), ajo përmban vlera të njohura për formimin muzikor të pianistëve të rinj duke u sjellë kënaqësi atyre në çdo moshë.

Duke ndarë mendimet muzikore, ndjenjat e emocionet midis dy interpretuesve, ajo aftëson ndjeshmërinë muzikore, sigurinë teknike si dhe sjell kënaqësinë e një bashkëpunimi artistik, që shpesh provokon entuziazëm midis partnerëve e publikut.

Për këto vlera EPTA-Albania ka menduar, që ky koncert të përbëjë preludin e një Takimi Kombëtar në Duo Pianistike, ku të përfshihen të gjitha vlerat.

Në koncert marrin pjesë nxënës, pianistë të rinj si dhe mësuesit e disa shkollave të Tiranës.

Ai zhvillohet në bashkëpunim me Shkollën Kombëtare Artistike “Jordan Misja” dhe ka të ftuar talente nga qytetet e Shkodrës e Durrësit si dhe plot surpriza për publikun.

m.s/mit/NOA
KOMENTE