Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
39 vjeçari mashtronte se do ngrinte biznes privat, merrte para borxh
English

39 vjeçari mashtronte se do ngrinte biznes privat, merrte para borxh

Tiranë, 2 tetor, NOA – Një 39 vjeçar i akuzuar për mashtrimin e disa personave duke u marrë paratë, të cilat nuk ua ka kthyer më është vënë në prangat e policisë së Tiranës.

Burime nga policia e kryeqytetit thanë se bëhet fjalë për të kërkuarin, 39 vjeçarin Arben Tole, i akuzuar për mashtrimin e disa shtetasve.

Ka qenë sektori i Forcës së Posaçme të operacioneve speciale dhe kërkimit që ndaluan Arben Stavro Tolen, banues në Tiranë, për të cilin në 16 prill të këtij viti Prokuroria e Tiranës kishte dërguar ekzekutimin e vendimit penal të formës së prerë të Gjykatës së Rrethit, që e kishte dënuar 39 vjeçarin me 10 vjet burgim duke e akuzuar për veprën penale të mashtrimit.

Arben Tole ishte shpallur në kërkim rreth 4 – muaj më parë dhe kapja e tij u arrit në rrugën “Mihal Grameno” në Tiranë.

39 Vjeçari, dyshohet se ka mashtruar disa shtetas duke i marrë atyre një shumë parash me përqindje, me pretendimin se do të hapte një aktivitet privat dhe më pas nuk ua ka kthyer më shumën e parave të marra.

mit/NOA
KOMENTE