English

Bosnja nesër voton, tensionet etnike mjaft të larta

Sarajevë, 2 tetor, NOA - Bosnjë-Hercegovina del nesër në zgjedhje të përgjithshme, të cilat pritet të shoqërohen me një tension mjaft të lartë në këtë vend.

Kjo pasi prirjet nacionaliste mes grupeve etnike kroate, myslimane dhe serbe e popullatës vende janë mjaft të dukshme dhe ende të forta edhe pas konfliktit të vitit 1995 në këtë vend.

Janë mëse tre milionë votues të Bosnjë-Hercegovinës, të cilët pritet që të votojnë për politikanët që do ta drejtojnë vendin e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Konkretisht, zgjedhësit do të votojnë nesër për parlamentin e vendit dhe anëtarët e presidencës kolektive, ku përfshihet një përfaqësues kroat, mysliman dhe serb, si edhe deputetët e federatës Myslimano-Kroate dhe të Republikës Serbska.

Shteti i Bosnjë-Hercegovinës u krijua nga marrëveshja e Dejtonit në vitin 1995, e cila i dha fund edhe luftës së viteve ‘90 në këtë vend.

Ndërkaq, ministrat e Jashtëm të Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, Uilliam Hejg dhe Guido Vestervelle u kanë bërë thirrje udhëheqësve të Bosnjës në një deklaratë të tyre që të bëjnë “ç’është e mundur për ta lënë pas të kaluarën”, duke punuar bashkërisht për interesat kombëtare.

n.e/NOA

KOMENTE