Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD, Paloka: Rama, Kadrovski të akuzoi se i vrave gruan për një thes drogë
English

PD, Paloka: Rama, Kadrovski të akuzoi se i vrave gruan për një thes drogë

Tiranë, 2 tetor, NOA – Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka i ka rikujtuar sot kryesocialistit Edi Rama se mbi të ende rëndojnë akuza të rënda për lidhje me trafikun e drogës dhe pikërisht klanin Gina, kreu i të cilës Denis Gina u vra në vitin 1998 nga rivalët e tij në këtë trafik.

“Zoti Rama, mbi ju rëndojnë akuza më të rënda të trafikut të drogës, rëndojnë lidhjet me klanin Gina, me të cilin ndërtove një ndërmarrje të përbashkët “Kino republikën”, pastaj i more pasurinë dhe shtëpinë, rëndojnë akuzat e Kadrovskit, që të akuzon me shkrim pranë autoriteteve Italiane, se i ke vrarë të shoqen për një thes drogë”, deklaroi deputeti demokrat.

Duke i bërë të qartë kryesocialistit Rama se ende nuk kanë nisur zbardhjen publike të akuzave të reja, Paloka i tha Ramës së mbi të rëndojnë akuzat e Dondollakut në prokurorinë e Firences, akuzat e ish ministrit të Ekonimisë, Dritan Prifti, se të ka gjetur dy herë në zyrë me dozë droge të kushtueshme 3000 euro.

Duke iu përgjigjur me kundërakuza atyre ndaj ministres së Integrimit, Majlinda Bregu, deputeti Edi Paloka nënvizoi se “Në politikën shqiptare, ti je njeriu më i akuzuar për drogën dhe si drogmen”.

Paloka bëri me dije se në ditët në vijim do të zbardhin afera korruptive edhe për deputetin socialist, Fatmir Xhafaj.

mit/NOA
KOMENTE