English

SHBA, Restorantet dhe lokalet tashmë me një motiv për tu shqetësuar

SHBA, Autoritetet shëndetësore amerikane kanë vendosur të bëjnë publike rezultatet e inspektimeve duke i vendosur në hyrjet të lokaleve dhe restoranteve. Për këtë arsye, në hyrje të lokaleve do të vendoset një kartelë vlerësimi, një raport i vërtetë, në 3 nivele: një A ngjyrë blu tregon se gjithçka është në rregull, B-ja e gjelbër tregon se ka ende vend për përmirësim, ndërsa C-ja jeshile thekson numrin dhe peshën e shkeljeve të gjetura. Deri më sot, të zbuloje CV-në e një lokali, apo restoranti nuk ishte e lehtë.

Pavarësisht 55.000 inspektimeve në vit, autoritetet kanë mbajtur rezerva, duke ekspozuar "listën e zezë", vetëm në vendin e inspektimeve të shëndetit. Por si pasojë e shtimit të rasteve të infeksioneve, helmimeve, si dhe ankesave të konsumatorëve gjithnjë e në rritje, autoritet kanë vendosur një procedurë të tillë. Nëse pronari i restorantit merr B ose C, duhet të përgatitet për një inspektim të ri pas 7 ditësh. Por nëse nuk përmirësohet, në një interval prej rreth 30 ditësh, do të jetë i detyruar për ta mbyllur. a.e./NOA

KOMENTE