Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shitet apartamenti mikroskopik, vetëm 5 m2
English

Shitet apartamenti mikroskopik, vetëm 5 m2

Romë, 2 tetor, NOA – Çudia e fundit mbërrin nga kryeqyteti i Italisë, aty ku është shitur apartamenti më i vogël në botë, vetëm 5 metra katrorë sipërfaqe, dhe që ka kushtuar 50 mijë euro.

Imagjinoni, ai ka një kosto plot 10 mijë euro për metër katror, edhe pse mikroskopik.

Zbulimi u bë në sajë të një njoftimi kurioz, postuar në një nga rrugët e Romës, ku thuhet se “Shitet garsonierë 5 m2 = € 50.000".

Gazetarja Emanuela Fontana, i cila e vizitoi atë apartament, duke e pikturuar atë më pas, krijoi një makth klaustrofobik te të gjithë që e panë.

Gjithsesi, një lajm i mirë ishte se ky që quhet “apartament” na paskësh një dritare të paktën nga ku mund të shihje diçka.

Me disa hapa ju mund të arrini kudo në shtëpi. Një ekran mbyll "banjon", e cila ka madje dush dhe lavaman, ndërsa një shkallë që çon në shtrat.

Shtëpia është në fakt një kabinë e portierit të pallatit, të cilën pronari e ka pasur pothuajse të lirë me blerjen e tri apartamenteve.

n.e/NOA

KOMENTE