Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vjen vaksina e re, ISHP: Na mbron dhe nga gripi i derrit
English

Vjen vaksina e re, ISHP: Na mbron dhe nga gripi i derrit

Tiranë, 2 tetor, NOA - Vaksina e re e gripit të zakonshëm sapo ka mbërritur në tregun tonë farmaceutik.

Për herë të parë kjo vaksinë do të mbrojë popullatën dhe nga gripi i derrit, i cili tashmë zyrtarisht qarkullon në botë si grip normal, si pasojë e ndryshimeve, që ka bërë ai.

Shefi i epidemiologjisë në ISHP, Dritan Ulqinaku ka deklaruar se ndryshe nga epidemia e vjetshme, këtë vit, virusi i gripit të derrit do të ketë më pak rrezik për shëndetin e popullatës.

Sipas Ulqinakut, Shqipëria ende nuk ka hyrë zyrtarisht në sezonin e gripit, por aplikimi i vaksinës duhet të nisë në këtë periudhë.

“Vaksina e re e gripit përmban tre tipe virusesh, të cilat mendohet se do të qarkullojnë këtë vit në vendet e hemisferës veriore përfshirë dhe Evropën.

Meqenëse virusi i gripit të derrit ka ndryshuar formë dhe është kthyer në një grip të zakonshëm, shkencëtarët kanë menduar ta përfshijnë në vaksinën e re.

“Tashmë ky virus ka të njëjtën rrezikshmëri në popullatë si të gjithë viruset e gripit që prekin njerëzit”, tha specialisti.

Ulqinaku tha se “edhe këtë vit, kategoritë që rekomandohet ta bëjnë vaksinën janë fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë”.

Shenjat klinike të gripit janë të ngjashme për të gjitha tipet e viruseve, që qarkullojnë zakonisht në vendin tonë, kryesisht temperaturë e lartë, rrufë, kollë, infeksion të rrugëve të frymëmarrjes.

Rreziku, që mund të shkaktojë gripi janë komplikacionet, që shkakton ai në shëndet, kryesisht pneumonitë.

Ndaj specialistët rekomandojnë, që në raste të rëndimit të shëndetit prej gripit, pacientët t’i drejtohen mjekut të familjes për të marrë ndihmën e specializuar. Zyrtarisht institucionet shëndetësore konfirmuan vitin e kaluar se në vendin tonë u regjistruan 5 vdekje nga gripi i derrit, viktima më e fundit kishte moshën më të re dhe nuk vuante nga sëmundje dytësore.

Sipas të dhënave të muajit dhjetor të vitit të kaluar ISHP deklaronte një shifër prej 334 personash të prekur nga virusi A(H1N1).

b.a/mit/NOA
KOMENTE