Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Baby-hajdut, me çekiç në dorë plaçkit një dyqan
English

Baby-hajdut, me çekiç në dorë plaçkit një dyqan

Bergamo, 4 tetor 2010 NOA - Një baby-hajdut, ka shpërndarë panik në një dyqan veshjesh në Bergamo të Italisë. 16-vjeçari hyri në qendrën komerciale me një çekiç në dorë me të cilin ai qëlloi titullarin e kësaj ndërmarrje që ishte me origjinë kineze.

Ka arritur të marrë 350 euro dhe më pas është zhdukur. Megjithatë vetëm pak çaste më vonë ai u arrestua nga policia në momentin që po kthehej në shtëpi.

Aktualisht i dyshuari i prangosur ndodhet në burgun e minoreneve “Becaria”, në Milano me akuzën e vjedhjes.

Pesë personat që ndodheshin në këtë dyqan duhet thënë se kanë kaluar momente me të vërtetë terrori pasi djaloshi mbante në dorë çekiçin në mënyrë tepër kërcënuese.

Kështu, dy klientë u futën në një dhomë, dy të tjerë në banje, ndërsa i fundit u largua nga dyqani duke lënë pronaren 38-vjeçare të dyqanit të vetëm me 16 vjeçarin.

Fatmirësisht menjëherë pas plaçkitjes, titullari lajmëroi menjëherë autoritetet, të cilët në sajë të përshkrimit të marrë arritën të gjurmonin të riun, i cili njihej si një “djalë i vështirë”.

r.b/NOA

KOMENTE