English

Balotelli shkon në burgun femëror me të vëllanë, ndalohet nga gardianët

Breshia, Itali, 3 Tetor 2010 NOA/ Rid Bulku - Mario Balotelli ka bërë një nga të tijat. Së bashku me vëllanë e tij ai është futur në burgun femëror të Breshias, ku duhet thënë se nuk kishte asnjë autorizim.

Në skuadrën e tij të re të Manchester City, Mario Balotelli u prezantua me moton që ti japë fund gjesteve të tilla dhe të piqej, por...

Me Supermarion gjithmonë ekziston një por. Kjo pasi atëherë kur nuk e pret ai sajon një nga çmenduritë e tij të radhës. Kapitulli i fundit i sagës së Balotellit ka përfshirë dhe të vëllanë e tij Enock Barwah. Të dy janë ndaluar në parkingun e burgut femëror të Breshias dhe kjo pasi tentuan të futeshin në këtë ndërtesë pa asnjë lloj autorizimi.

Të dy u mbajtën nga autoritet për rreth gjysmë ore dhe kjo për të bërë identifikimin e saktë të tyre.

”Të dy u paraqitën tepër të frikësuar. U kishin shpjeguar se nuk imagjinonin se për të vizituar një burg femëror duhet më parë një autorizim”, - këto ishin fjalët e një agjenti publik, Kaloxhero Presti.

Duhet thënë se në këtë rast agjentët mbetën të mrekulluar për këtë gjest të lojtarit pasi e cilësuan si mjaft të dobishme vizitën e tij në burgun e femrave, por më parë i shpjeguan se duhet një autorizim special për tu futur.

r.b/NOA

KOMENTE