English

Inter-Juve, Benitez kritikon Agnellin dhe kërkon fitoren

Milano, 3 tetor NOA - “Sigurisht që ndërmjet këtyre dy skuadrave ka pasur gjithmonë rivalitet dhe Juventusi ka famën e fitueses. Mund të them se do të jetë tepër e vështirë, por pa dyshim që i kemi mundësitë për të fituar”, - këto ishin fjalët e teknikut të Interit Rafa Benitez në këtë prag të supersfidës me Juventusin.

Më pas ai ka kritikuar dhe letrën e shkruar nga presidenti Agnelli, duke thënë se: “Duhet që të ulen tonet në tribunë dhe të ngrihen ato në fushën e lojës”.

Pyetjes se kush lojtar do t'i pëlqente që të mos ishte i pranishëm në formacionin e Juvetusit në ndeshjen e së dielës, ai i ka preferuar të mos përgjigjet duke e kaluar.

“Juventusi ka famën e fitores, por ne je,i të bindur për forcën tonë dhe e dimë mjaft mirë se mund të mposhtin çdo ekip”, - theksoi dhe një herë tjetër tekniku spanjoll.

r.b/NOA

KOMENTE