Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: Fatmir Xhafaj, vëllai yt është i lidhur me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës
English

PD: Fatmir Xhafaj, vëllai yt është i lidhur me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës

Tiranë, 3 tetor, NOA – Ashtu sikundër kishte paralajmëruar një ditë më parë deputeti i partisë Demokratike, Edi Paloka, një tjetër deputet i mazhorancës, Fatos Hoxha ka denoncuar sot deputetin socialist, Fatmir Xhafaj, për lidhjet e tij me botën e krimit.

Në vijim të denoncimeve për korrupsion, denoncime që udhëhiqen nga akuzat përdrejt Edi Ramës, deputeti demokrat Fatos Hoxha ka evidentuar një tjetër eksponent të PS-së, Fatmir Xhafajn, mbështetës i Ramës, duke i drejtuar atij disa pyetje që lidhen me vëllanë e tij, i burgosur për trafik droge në Itali.

“A keni ndonjë familjarin tuaj që ka qenë ose është i lidhur me krimin e organizuar dhe trafiqet. A ka bërë ndonjë familjar i juaji burg në ndonjë vend të BE-së si Itali apo gjetkë për trafik droge?- tha deputeti Hoxha.

Ai i kujtoi deputetit Xhafaj se kur ky i fundit kishte qenë ministër i Drejtësisë në kohën e qeverisjes së PS-së, kishte ndërhyrë për lirimin e të vëllait të tij.

Madje, deputeti demokrat, nënvizoi se deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka gënjyer edhe elektoratin e Vlorës duke u shitur atyre një tjetër histori të të vëllait të tij të burgosur, vetëm për të marrë votat e zgjedhësve.

“A keni qenë i sinqertë me elektoratin dhe ia keni treguar historinë e vëllait, kur i keni kërkuar votën për t’i përfaqësuar në Kuvend”, i kërkoi deputeti Hoxha, socialistit Xhafaj.

Deputeti i PD-së, Fatos Hoxha i ka bërë thirrje deputetit socialist t’i përgjigjet pyetjeve dhe të pranojë të vërtetën sado e hidhur qoftë, pasi sikundër thotë një fjalë e urtë përtej heshtjes “e vërteta bërtet”.

“Sigurisht, zoti Xhafa që ju i dini përpigjet e këtyre pyetjeve. Ne presim që t’i tregoni, por edhe po të heshtni, e vërteta nuk mbahet dot sekret”, siguroi deputeti Fatos Hoxha.

Këto akuza të mazhorancës vijnë e shtohen dita ditës kundrejt deputetëve të PS-së, pasi opozita ka akuzuar së fundmi për bashkëpunim me organizatat kriminale, si ajo pulieze, “Sacra Corona Unita”, ministren e Integrimit, Majlinda Bregu.

mit/NOA
KOMENTE