English

Seriali “Beautiful”, 5651 episode në 23 vjet xhirime

Uashington, 3 tetor, NOA – Plot 5651 episode, të realizuara përgjatë 23 viteve, e bëjnë serialin tele-novelistik “Beautiful” më të gjatin dhe më të ndjekurin në botë.

Ndërkaq, mediat e huaja gossip bëjnë me dije se i gjithë ky serial është përmbledhur vetëm në 6 minuta, në një spot tepër të veçantë.

Dhe nëse dikush dyshon se filmi nuk është përmendur i gjithë në këtë përmbledhje videoje, duhet të shohë me kujdes brenda saj dhe do të shohë se në fakt, nuk mungon asgjë dhe të gjithë personazhet janë përfshirë me dramat e tyre të kaluara në plot 23 vjet.

Filmi nis me historinë romantike mes Caroline dhe Ridge e pastaj do tregojë, përmes një sintezë grafike shumë të qartë dhe të saktë, intrigat, urrejtjet, dramat dhe komplotet kryesore që tërhoqën miliona dhe miliona shikues në mbarë botën. n.e/NOA

KOMENTE