Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Heqja e Vizave, sukses dhe akt madhor përgjegjësie
English

Berisha: Heqja e Vizave, sukses dhe akt madhor përgjegjësie

Tiranë, 4 tetor, NOA – Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e Grupit Kuvendor të Partisë Demokratike deklaroi se heqja e vizave janë një sukses për Shqipërinë dhe Bosnjën dhe një akt madhor përgjegjësie për qeverinë shqiptare.

Duke i cilësuar si trillime titujt e gazetave opozitare, shefi i ekzekutivit theksoi se qeveria franceze mbështet heqjen e vizave për Shqipërinë, një garanci kjo e dhënë nga vetë autoritetet franceze.

“Me këtë rast unë garantoj autoritetet franceze, se për autoritetet shqiptare heqja e vizave është akti më i rëndësishëm, dhe për këtë jemi të vendosur të vazhdojmë luftën me zero tolerancë ndaj korrupsionit, të rinovojmë legjislacionin për trajtimin e të rikthyerve, si dhe për problemet me emigracionit, për të firmosur çdo lloj marrëveshje me vendet anëtare për të shmangur çdo pasojë të këtij akti historik”, tha kryeministri Berisha.

Shefi i ekzekutivit i ka bërë apel ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha që përveç ndërgjegjësimit publik sa i përket pasaportave biometrike fushatën e ndërgjegjësimit ta realizojë edhe në mediat lokale, që të mos mbetet qytetar pa u qartësuar se çdo të thotë heqje e vizave, që askush sipas kryeministrit të mos bëjë të paditurin.

Lidhur me deklaratat e opozitës, shefi i ekzekutivit tha se heqjen e vizave qytetarët shqiptarë do ta respektojnë me qytetari dhe jo duke u dyndur gjysmë milioni shqiptarë nëpër Evropë.

Kryeministri Sali Berisha foli gjatë mbledhjes së grupit të PD-së edhe për zhvillimet ekonomike, duke theksuar se Shqipëria kryeson listën për rritjen e përqindjes së eksporteve të këtij viti krahasuar me vitin e shkuar, një rritje prej 62 përqind, sipas kryeministrit.

“E vërteta është se nga 73.5 miliardë që kanë qenë eksportet e mallrave të vitit të shkuar, janë 115 miliardë lekë këtë vit, pra 415 milionë më shumë se vjet”, bëri me dije kreu i qeverisë.

Sipas tij kjo është dëshmi e fuqizimit të ekonomisë reale si dhe dëshmi e punësimit gjatë këtij viti të qytetarëve shqiptarë.

Përveç statistikave për eksportet zhvillimin e ekonomisë e dëshmojnë edhe statistikat e investimeve, që tregojnë se nga dhjetori 2009 deri më sot janë realizuar investime të huaja sa kurrë ndonjëherë, prej 400 milionë eurosh, nënvizoi shefi i qeverisë.

“Vetëm në sektorin e shitjeve, në aksin “Tiranë-Vorë janë investuar dhe inauguruar mbi 110 milionë euro. Po në këtë hark kohor janë inauguruar mbi 260 milion euro investime në fabrika çimentosh, e fshatra e komuna, investime prej 400 milionë eurosh vetëm në qarkun e Tiranës”, shtoi zoti berisha.

Por duke iu referuar investimeve edhe në Durrës, Vlorë, Korçë, etj, sipas kryeministrit shifrat e investimeve shkojnë së paku në 600 milionë euro, vetëm sa u përket investimeve private.

“Mendoj se këto rritje eksportesh dhe investimesh dëshmojnë qartë se parimet mbi të cilat funksionon ekonomia jonë janë më solidet dhe më të drejtat, taksa të ulëta, investime të mëdha, mjedis miqësor jo burokratik për investimet, standarde liberale, të cilat po bëjnë, që ekonomia jonë të ketë frymëmarrje të thellë, ndërsa e gjithë Europa është përfshirë në krizë, protesta e problematikë”, theksoi kryeministri.

Gjatë mbledhjes së grupit kuvendor të PD-së, kryeministri Berisha falenderoi edhe qeverinë gjermane për mbështetjen ndaj Shqipërisë, ndërsa i ka drejtuar një mesazh urimi kancelares Angela Merkel, për 20 vjetorin e bashkimit të dy Gjermanive në një të vetme, pas rënies së murit të Berlinit, që shënoi dhe kthesën e madhe historike.vijon...

i.t/NOA

KOMENTE