English

Kjo foto para 100 vjetësh nuk është bërë me fotoshop

Rusi, 5 Tetor, NOA- Nuk është ndonjë truk, nuk ka asnjë mashtrim në këtë foto që vjen nga shekulli i kaluar. Edhe pse, mund të duket sikur ka kaluar në Photoshop, fotoja vjen nga Rusia dhe ka përdorur vetëm një efekt të njohur. Bëhet fjalë për sistemin Harris Shutter Effect , i cili përfshin një ndriçim dhe mbi të gjitha ngjyra të forta që e bëjnë atë foton më moderne.

Është një skenë e jetës së përditshme, ku reflektohet historia përmes fotove, në një dritë krejt të re.

Subjekti i fotos është ky trio vajzash të reja, të marra nga fotografi rus Sergej Prokudin-Gorsky mbi një shekull më parë, në vitin 1909.

Artisti është njohur si i vetmi, që ka përjetësuar Lev Tolstoin në ngjyra, në vitin 1908, si dhe Carin Nicholas II.

a.e./NOA

KOMENTE