English

Lutet për njëzet vjet në të njëjtin vend, ngulen gjurmët e këmbëve mbi dru

Kinë, 5 tetor, NOA - Jo, nuk është një fotomontazh, por janë me të vërtetë gjurmët e këmbëve mbi dru dhe i përkasin Hua Chi, një monako budist që lutej çdo ditë për njëzet vjet të jetës së tij në të njëjtin vend të tempullit të Tongren në Kinë.

Gjurmët në dyshemenë e drurit janë të thella deri në 3 cm dhe janë formuar nga lutjet e shpeshta të tij, deri në 3 mijë në ditë.

Tani që mosha fillon të përparojë, Hua thotë, se ai i ka ulur lutjet e tij deri në 1 mijë në ditë. Shenjat e gishtërinjve të tij janë bërë një lloj frymëzimi për murgjit e rinj të tempullit: "Çdo ditë unë vij këtu. Shikoni në atë copë druje dhe unë mendoj se një ditë mund të jenë në të gjurmët e këmbëve të mia. Është një burim frymëzimi "- thotë Genden Darji, nje murg i ri, 29 vjeç.

a.e./NOA
KOMENTE