Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbipesha? Për faj të qyteteve ku jetojmë
English

Mbipesha? Për faj të qyteteve ku jetojmë

Milano, 4 tetor, NOA – Mbipesha e njerëzve dhe shtimi i njerëzve shumë të shëndoshë kohët e fundit, për ekspertët, po shihet si një faj i qyteteve ku jetojnë dhe mënyrës së re të jetesës të aplikuar brenda tyre.

Kështu pohon një studim i fundit i realizuar në një qendër të Milanos, koordinuar nga dr.Maria Gabriella Gentile, sipas të cilës, metropolet po i karbonizojnë njerëzit me ajrin e ndotur si edhe mënyrën aspak shëndetësore të të jetuarit, ku ecjet me biçikletë janë veçse një mirazh.

Rezultati: Shëndet i tepruar nga posta që të vjen në shtëpi, picat dhe restorantet që të dendin me patate të skuqura, mos-ecja me biçikleta, mos-shëtitja pasi frekuentojmë tramvajet dhe autobusët për të vajtur në punë, ajri i pastër që mungon gjithandej etj.

Në qytetet e sotme, sipas ekspertes Gentile, nuk është një mjedis që të fton për aktivitet fizik, por nuk është vetëm kjo.

Fëmijët janë viktima të mërzitjes, pasi kalojnë ditë të tëra vetëm duke parë TV, pasi prindërit e kalojnë jetën duke punuar dhe ata denden me pako patatinash apo ushqimesh të tjera, aspak të shëndetshme.

n.e/NOA

KOMENTE