Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Tavo në LSI? Çdo deputet është sovran në vendimet që merr
English

Meta: Tavo në LSI? Çdo deputet është sovran në vendimet që merr

Tiranë, 4 tetor, NOA – “Çdo deputet është sovran për vendimet e tij, për sot dhe për të ardhmen”. Me një deklaratë të tillë, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i është përgjigjur interesimit të gazetarëve lidhur me afrimin e mundshëm të deputetit Vangjel Tavo, pranë strukturave të kësaj force politike, tani që ka deklaruar largimin e tij nga Partia Socialiste.

“Duke qenë se kjo është një çështje për LSI-në, ju mund t’i drejtoheni sekretarit të përgjithshëm të saj, Luan Rama. Ajo që unë dua të theksoj dhe që ua kam komunikuar dhe para pak ditësh, kur ishim duke vizituar ambienmtet e QKL-së, ka të bëjë me këtë fakt që, kjo është një mazhorancë shumë solide”, tha Meta në lidhje me këtë argument.

Duke shtuar se kjo është një mazhorancë, e cila do të përmbushë gjithnjë e më mirë, me përgjegjësi gjithnjë e më të madhe, me transparencë në rritje, të gjitha detyrimet që ka marrë në programin e qeverisë një vit më parë deri në 28 qershor të vitit 2013.

“Kjo është një mazhorancë që qëndron mbi bazën e një marrëveshjeje politike. Cilido që ka pikëpyetje për solidaritetin e saj, askush nuk e ka penguar që të bëjë verifikimin përkatës. Por, e theksoj edhe njëherë tjetër që, kjo është një mazhorancë që deri në 28 qershor të vitit 2013 do të përmbushë të gjitha detyrimet e saj dhe natyrisht pas 28 qershorit të vitit 2013 do t’u mbetet shqiptarëve për të përcaktuar mazhorancën e ardhshme. Ata që nuk kanë durim deri në vitin 2013, tregojnë mungesë profesionalizimi, por edhe përgjegjësie në sjelljen e tyre politike”, përfundoi konceptin e tij Meta, mbi koalicionin qeverisës dhe qëndrueshmërinë e tij.

n.e/NOA

KOMENTE