Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri i Jashtëm zhvillon takime me Ambasadorët e akredituar në Tiranë
English

Ministri i Jashtëm zhvillon takime me Ambasadorët e akredituar në Tiranë

Tiranë, 4 tetor 2010 NOA - Gjatë takimeve të sotme me Ambasadorët e Zvicrës, Kroacisë dhe Egjiptit, Ministri i Jashtëm Haxhinasto vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira me këto vende dhe diskutoi mbi mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në nivel dypalësh dhe shumëpalësh, me qëllim nxitjen e shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare.

Gjithashtu Ministri Haxhinasto mori edhe një telegram urimi nga homologu i tij Guido Westerwelle, i cili vlerëson marrjen e detyrës në një kur merren vendime të rëndësishme, duke e siguruar z. Haxhinasto për mbështetjen e mëtejshme të Gjermanisë në perspektivën evropiane të Shqipërisë.

Haxhinasto, priti Ambasadoren e Konfederatës së Zvicrës në Tiranë, znj. Ivana Enzler.

Ministri dhe Ambasadorja Enzlervlerësuan nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Zvicrës, dhe shprehën vullnetin e përbashkët për intensifikimin e tyre të mëtejshëm.

Duke vlerësuar bashkëpunimin mes dy MPJ-ve, të konkretizuar në zhvillimin e konsultimeve të fundit diplomatike, Haxhinasto sugjeroi shtrirjen e këtij bashkëpunimi edhe në fushën e kualifikimit të diplomatëve shqiptarë.

Ministri e falenderoi Ambasadoren Enzler për kontributin që Zvicra i ka dhënë Shqipërisë nëpërmjet Programeve të saj të bashkëpunimit, dhe çmoi në veçanti Strategjinë e re të Bashkëpunimit 2010-2013, duke theksuar impaktin që kjo Strategji do të ketë në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit tonë.

Më tej, bashkëbiseduesit diskutuan edhe mbi nxitjen dhe promovimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve, duke theksuar rëndësinë e tërheqjes së investitorëve zviceranë në Shqipëri, veçanërisht në energjetikë, infrastrukturë dhe turizëm.

e.r/NOA

KOMENTE