Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Niset kontingjenti VI i komandove në Bosnjë-Hercegovinë
English

Niset kontingjenti VI i komandove në Bosnjë-Hercegovinë

Tiranë, 4 tetor, NOA - Në mjediset e brigadës logjistike u zhvillua ceremonia e përcjelljes së kontigjentit të VI paqeruajtës, për në Bosnjë-Hercegovinë.

Në të, merrnin pjesë, zv/ministri i Mbrojtjes Arjan Starova, zv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral-bigade Sandër Lleshi, komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral Brigade Viktor Bërdaj, familjarë etj.

Në fjalën e rastit, gjeneral Xhemal Gjunkshi, theksoi kontributin e rëndesishëm që kontigjentet e mëparshme të Qendrës së Asgjesimit të Municioneve, efektivat e të cilës kanë shërbyer në kuadër të Misionit të BE, “Althea” në Bosnjë-Hercegovinë, kanë dhënë në eleminimin e pasojave të konfliktit në ish-Jugosllavi.

Ndërsa zv/ministri i Mbrojtjes, Arjan Starova, e siguroi efektivin për mbështetjen e kujdesin e vazhdueshem që ministria e Mbrojtjes dhe qeveria shqiptare, do t’ju afrojnë atyre dhe familjeve të tyre.

“Pjesëmarrja e kontigjentit tonë në Bosnjë-Hercegovinë, është një tjetër tregues i rritjes së pandalshme të kapaciteteve tona, por edhe i bashkëpunimit në kuadrin ushtarak me Bashkimin Europian, duke treguar qartë aftësitë e vendit tonë për një integrim sa më të shpejtë në familjen europiane. Eksperienca e çmuar që ju keni fituar prej më shumë se dhjetë vitesh, në këtë proces sa të rrezikshëm, por dhe kaq fisnik e njerëzor, përkushtimi dhe profesionalizmi i lartë që keni treguar, do të bindnin edhe individin më skeptik, se ju do të realizoni një tjetër mision të sukseshëm, një tjetër përfaqësim dinjitoz të forcave tona të armatosura, të gjithë Shqipërisë”, u shpreh ai.

n.e/NOA

KOMENTE