English

Rrezet e vdekjes, hoteli në Las Vegas të djeg flokët e trupin, si dhe gotat plastike

Las Vegas, 4 tetor, NOA – Të bësh banja dielli duke notuar është në fakt një nga kënaqësitë e jetës, por në një pishinë në Las Vegas drita e diellit është aq e fortë sa të djeg flokët dhe shkrin artikujt plastikë.

Kjo për shkak të reflektimit të rrezeve diellore mbi një sipërfaqe të përkulur të kullës Vdara, e cila fokuson rrezet e diellit mbi kuvertë si një gotë e madhe zmadhuese, aq sa kjo pikë është cilësuar si "rreze e vdekjes”.

Pishina është e vendosur nën kullën Vdara të hotelit MGM në Las Vegas, i cili kushton 8.5 miliardë dollarë.

Bill Pintas, një avokat që ndodhej në këtë qytet për një udhëtim pune, tregon fatkeqësinë që i ka ndodhur, ndërsa ai ishte në pishinë.

“Papritmas nisa të ndiej një nxehtësi përcëlluese, nuk munda të kuptoj pse koka ime ishte djegur. Brenda 30 sekondave, këmbët e mia ishin në zjarr. Ndërsa gota plastike që kisha lënë bosh pas pijes, ishte djegur... ”, rrëfen ai i tmerruar.

Punonjësit e hotelit e quajnë këtë fenomen “rrezen e vdekjes Vdara”.

Një projekt tjetër është paraqitur me një film më efektiv, për të mos lejuar diellin të përthyhet keqazi në dritaret e këtij hoteli, por për ta zbatuar atë do të kërkonte 2.3 miliardë dollarë, ndaj duket se gjithçka do të vazhdojë si më parë, kushedi edhe për sa kohë.

n.e/NOA

KOMENTE