Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Tetori Gjerman” sjell ekspozitën e posterave “Traktati 2+4”
English

“Tetori Gjerman” sjell ekspozitën e posterave “Traktati 2+4”

Tiranë, 4 tetor, NOA/ Milena Selimi - Ekspozitë posterash me rastin e 20-vjetorit të "Traktatit 2+4", 5 deri 14 tetor 2010, nga e hëna deri të enjten, ora 14.00-16.00, në Ambasadën Gjermane në Tiranë.

I ashtuquajturi Traktati “2+4” (titulli zyrtar: Traktati mbi zgjidhjen përfundimtare në lidhje me Gjermaninë) midis RDGJ-së dhe Republikës Federale të Gjermanisë si dhe Francës, Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Sovjetik shënoi fundin e periudhës së pasluftës në Evropë. Ai i hapi rrugën ribashkimit të Gjermanisë dhe u nënshkrua më 12 shtator 1990 në Moskë.

Ekspozita e posterave e Ministrisë së Jashtme gjermane paraqet fakte dhe prapaskena të ngjarjeve në periudhën nga viti 1989 deri në fund të 1990. Ekspozita tregon në mënyrë mbresëlënëse rrugën diplomatike drejt bashkimit të Gjermanisë, nga rënia e Murit më 9.11.1989 në bisedimet për Traktatin Dy plus Katër të aleatëve me përfaqësuesit e dy shteteve gjermane deri në zgjedhjet e para të Gjermanisë së bashkuar më 12.12.1990. Fotografitë dhe tekstet risjellin momente prekëse të historisë gjermane.

m.s/n.e/NOA

KOMENTE