Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha letër Merkelit: Ju pres në Tiranë!
English

Berisha letër Merkelit: Ju pres në Tiranë!

Tiranë, 5 tetor, NOA – Kryeministri Berisha i dërgoi një mesazh urimi kancelares gjermane Angela Merkel, me rastin e festës kombëtare të Republikës federale të Gjermanisë.

“Kam kënaqësinë e veçantë që, me rastin e Festës Kombëtare të Republikës Federale të Gjermanisë, njëkohësisht 20-vjetorit të ngjarjes së shënuar për kombin Tuaj mik dhe për mbarë Europën, ditën e ribashkimit të Gjermanisë, t’ju përcjell, në emrin tim, të qeverisë shqiptare e të Partisë Demokratike të Shqipërisë, përshëndetjet më të ngrohta dhe urimet më të përzemërta për përparimin e mëtejshëm të vendit tuaj mik dhe për begatinë e prosperitetin e popullit gjerman, mik i madh i shqiptarëve”, shkruan Berisha në letrën e tij për Merkel.

Duke shtuar se ky 20-vjetor është një ngjarje e madhe jo vetëm për gjermanët, por për mbarë njerëzimin, pasi me bashkimin e Gjermanisë, liria e Europës dhe e botës njohu dimensione të paarritura më parë.

“Me këtë rast, ripohoj vlerësimin për marrëdhëniet e shkëlqyera politike e bashkëpunimin e ngushtë, që ekziston ndërmjet dy qeverive dhe vendeve tona, bazuar në ndjenjat më të thella të miqësisë tradicionale ndërmjet të dy popujve tanë, si dhe t’ju falënderoj për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe ndihmën e çmuar, që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë gjatë gjithë kësaj periudhe, në të gjitha fushat, e, në veçanti, në ecjen përpara me shpejtësi drejt integrimit gjithnjë e më të ngushtë me Bashkimin Europian”, shkruan më tej Berisha.

Duke përfunduar se shpreson ta presë së shpejti Merkelin në Tiranë, si mike e madhe dhe e shquar e shqiptarëve e mikja e tij personale.

n.e/NOA

KOMENTE