Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bosnja nuk do të ekzistojë
English

Bosnja nuk do të ekzistojë

Nga "Wall Street Journal"

Udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, i hodhi poshtë shpresat se zgjedhjet e së dielës do të ndihmojnë që t’i jepet fund bllokimit aktual në vend. Dodik e cilësoi si “gabim” krijimin e Bosnjë-Hercegovinës dhe hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni me partinë e moderuar të boshnjakëve. Dodik, gjatë katër vjetëve të fundit, është shfaqur si politikani më i fuqishëm në vend, ka bërë që të dominojë agjenda e tij politike dhe ia ka dalë t’i bllokojë përpjekjet shtetformuese të bashkësisë ndërkombëtare. Votimet e së dielës, sipas diplomatëve perëndimorë dhe analistëve, në një shkallë të madhe janë një provë nëse ai do të jetë apo jo në gjendje të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë. Votuesit në Bosnjë do të votojnë të dielën për të zgjedhur tre presidentët, një boshnjak, një kroat e një serb, anëtarët e dy dhomave të parlamentit, si dhe përfaqësuesit në struktuarat e dy entiteteve, Republikës Serbe dhe Federatës Boshnjako-Kroate. Dodik do të garojë për postin e presidentit të Republikës Serbe, një garë për të cilën ai është i sigurt se do ta fitojë. Sa e fortë do të jetë pozita e tij, do të varet nga rezultati që do të arrijë partia e tij, Aleanca e Pavarur e Socialdemokratëve. Diplomatët perëndimorë thonë se mbetet të shihet nëse partia e Dodikut do të jetë në gjendje të ruajë përfaqësimin aktual, apo do ta ngrejë atë. Ka dhe nga ata që shpresojnë se ai mund të hyjë në koalicion me një parti të moderuar boshnjake, e cila pritet të ketë rezultate të mira. Në intervistën dhënë për Wall Street Journal, Dodik mbajti qëndrime që i takojnë linjës së ashpër. “Bosnje-Hercegovina ishte gabim”, tha Dodik nga zyra e tij në Banja Lluka. Ai shtoi se serbët duan të shkëputen, por në mënyrë paqësore. Në të njëjtën kohë, ligjvënësit serbë që do të hyjnë në parlamentin e ri në Sarajevë pas zgjedhjeve të së dielës, “nuk do të jenë të interesuar në ndërtimin e Bosnjës, pasi kjo nuk është politika jonë”, tha Dodik. Bazuar në Marrëveshjen e Dejtonit, që i dha fund luftës që zgjati për tre vjet e gjysmë, vendi ka presidencë trepalëshe, që përfaqëson tre grupet më të mëdha etnike në vend dhe është i ndarë në dy entitete, Republikën Serbe dhe Federatën Boshnjako-Kroate. Federata ka tre nivele qeverisjeje, 13 kryeministra dhe 14 legjislatura. Votuesit për në nivelin federal duhet të mbushin katër fletëvotime të dielën. Burokracia e kësaj shkalle e ka bërë Bosnjën vendin më të keq në Evropë për të bërë biznes, me gjithë faktin se synon t’i bashkohet BE-së. Një anketë e fundit nga Instituti Kombëtar Demokratik i Shteteve të Bashkuara tregon se votuesit në të gjitha anët janë të lodhur nga retorika nacionaliste. Të pyetur se për cilën temë politikanët flasin më së shpeshti, shumica dërrmuese e të anketuarve janë përgjigjur se temat kyçe të politikanëve janë nacionalizmi dhe çështjet etnike. Anketa gjithashtu tregon se partia e Dodikut do të mbetet partia kryesore në mesin e serbëve të Bosnjës. I pyetur nëse do të futej në koalicion me Partinë Socialdemokrate të boshnjakëve, Dodik prerazi e përjashtoi mundësinë duke shtuar se “ata kanë bërë gjithçka për të satanizuar partinë tonë”. Partia Socialdemokrate e Bosnjës e ka zhvilluar fushatën thuajse vetëm në çështjet sociale e ekonomike, thotë strategjisti i kësaj partie, Reuf Bajroviq. Bakir Nakash, i cili ka qenë drejtor i Spitalit të Sarajevës gjatë luftës, thotë se kishte pak shpresë që në zgjedhjet e zhvilluara menjëherë pas luftës, partitë serbe e boshnjake të arrinin kompromisin, pasi deri atëherë e kishin parë njëra-tjetrën nga tytat e pushkëve. Por, zgjedhjet e fundit kanë qenë edhe më zhgënjyese, thotë Nakash. “Ne vërtet jemi si një shtet frankenshtajn” , thotë dr. Nakas, për të shtuar se ka pak shpresë derisa të mos jenë zhbërë strukturat aktuale tejet të mbingarkuara. Dodik është dakord me diagnozën, por thekson se kurimi nuk është zgjidhja për Bosnjën, ndarja është zgjidhje. Në një distancë kohore 15 vjet nga tani, “nuk mendoj se Bosnja do të ekzistojë”, tha Dodik. Fitorja e Dodikut do të thotë “fitore për Millosheviqin dhe Karaxhiqin si dhe fitore e politikës së tyre të pastrimit etnik”, tha zëdhënësi i Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë Ndërkombëtar. “Një ditë, të gjithë do ta shohin se Bosnja ka dështuar dhe kur çdokush ta ketë kuptuar një gjë të tillë, nuk do të ketë nevojë për dhunë, pasi do të bëhet me marrëveshje”, përfundoi Dodik.

/
KOMENTE